LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Vërejtjet i kemi pasur për Thaçin, jo për të tjerët në PDK (Video)

Krasniqi: Vërejtjet i kemi pasur për Thaçin, jo për të tjerët në PDK (Video)

Jakup Krasniqi, në një intervistë dhënë për Telegrafin bëri të ditur se nuk ka folur asnjëherë kundër Kadri Veselit, apo të ndonjë anëtari të PDK-së.

Ai tha se vërejtjet në të kaluarën i kanë pasur për ish kreun e PDK-së, Hashim Thaçin.


“Kemi pas vërejtje dhe të gjitha ato i kam pas për ish-kreun e PDK-së, Thaçin. Nuk kam pas asnjë fjalë për të tjerët sepse kur kam qenë unë në PDK, Veseli s’ka qenë në struktura. Nuk kam thënë asnjë fjalë për Veselin, dhe për anëtarët e tjerë. Kam thënë që nuk po na jepet hapësira e duhur. Këtë e kam thënë në prill të vitit 2011”, tha ai.

Ai shtoi se beson bindshëm në kandidimin e Ramush Haradinajt për kryeministër pasi sipas tij vendi ka nevojë për vendime të guximshme.

“Po shpresojmë që kemi një kandidat të ri, që pak është sprovuar me qeverisje të vendit. Kosova ka nevojë për vendim të guximshme”, u shpreh Krasniqi.

Ai po ashtu foli edhe për marrëveshjet e Brukselit siç janë Demarkacioni dhe Asociacioni, duke thënë që problemi mund të zgjidhet vetëm përmes formës së komunikimit me partitë politike.

“Ne kemi pas qëndrimet tona publike dhe mendojmë që këto dy çështje janë krejtësisht politike dhe kanë ndikuar në zhvillimin e proceseve. Demarkacioni kështu si është duhet t’i thuhet ‘JO’. Roli ynë do të jetë në shërbim të qeverisjes së mirë të qytetarëve. Zgjidhja duhet të arrihet vetëm në formën e komunikimit. Ndërsa, sa i përket asociacionit Gjykata e kanë thënë fjalën e saj. 23 nene bien ndesh me Kushtetutën. Janë disa dokumente që flasin për asociacionin e komunave. Nuk ka nevojë që të ketë një statut për komuna me shumicë shqiptare dhe një tjetër për serbë, duhet të riformatizohet statuti në një”, ka thënë Jakup Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori