LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Të ndihmohet urgjentisht gastronomia

Krasniqi: Të ndihmohet urgjentisht gastronomia

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë që urgjentisht të veproj dhe të ndihmojnë gastronomet në këtë kohë të pandemisë COVID-19.

Krasniqi tha se gastronomia është njëri ndër sektorët më vital të vendit ku punësohen me mijëra punëtorë.

Ai kërkoi nga Qeveria që menjëherë sektorit të gastronomisë t’ua japë nga 170 eurot e premtuara, t’ua mbulojnë qiratë e lokaleve për 50 përqind dhe t’ua shtyj pagesat e kredive.


“Pa hy me vlerësuar se a ka qenë e drejtë apo sa ka qenë e drejtë çështja e ndalesës nga ora 21:00 e tutje unë kam parë që edhe gastronomet e kanë shprehur mirëkuptimin e tyre për këtë çështje, por në momentin që ne si shtet, në këtë rast Qeveria e cenon një të drejtë të dikujt, atëherë duhet me pasur edhe një masë të lehtësimit apo të kompensimit të asaj çështje, do të thotë ne sot i kemi sjellë para falimentimit të gjithë gastronomet e Kosovës. Edhe një muaj unë nuk besoj që shumica e tyre munden të mbijetojnë. Në anën tjetër, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’i ndihmuar ata”, tha Krasniqi.

Ai tha se derisa Qeveria u aka kufizuar orarin e punës, minimum i korrektësisë do të ishte që të gjejnë forma të ndihmesës së gastronomeve pasi siç tha Krasniqi, gastronomia është ndër sektorët më vital të vendit.

“Është në rregull nëse ju i limitoni në veprimtari por do të ishte minimumi i korrektësisë për të ruajtur një nga sektorët më vital në të gjithë Kosovën. Sepse janë me mijëra e me mijëra kompani të vogla që funksionojnë në këtë fushë që së paku të ja paguajnë 170 euro për punëtorët e tyre dhe së paku 50% të qirasë. Dhe normalisht t’i ndihmoni në shtyrjen e pagesës së kredive sepse të gjithë apo shumica janë në kredi. Ju e keni parë që të hënën do të ketë edhe protesta prej tyre. Unë besoj që kjo protestë vjen normal si pasojë e mungesës së kujdesit që e keni ndaj tyre. I ftoj Kryeministrin dhe Ministren e Financave që së paku këto që i propozova t’i merrni parasysh dhe t’i ndihmoni sa më shpejt që të jetë e mundur sepse ndryshe, janë të rrezikuar jashtëzakonisht shumë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Ekonomi
Kalo në kategori