LAJMI I FUNDIT:

​Krasniqi pas takimit me drejtorët e spitaleve: Do t’i kërkojmë MSh-së shtimin e numrit të infermierëve

​Krasniqi pas takimit me drejtorët e spitaleve: Do t’i kërkojmë MSh-së shtimin e numrit të infermierëve

Drejtori i Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, pas takimit që ka zhvilluar me drejtorët e spitaleve të përgjithshme, tha se temë diskutimi ishte planifikimi për menaxhim të COVID-19.

Krasniqi bëri të ditur se sot edhe zyrtarisht do të bëjnë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për shtimin e infermierëve në menaxhimin e pandemisë COVID-19.


Ai tha se aktualisht situata është e qetë dhe numri i të shtrirëve në spitale dhe klinikat e QKUK-së sillet tek 40-shi.

Nëntë pacientë të shtruar në Klinikën Infektive, dy prej tyre në gjendje më të rëndë
Lexo po ashtu Nëntë pacientë të shtruar në Klinikën Infektive, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

“Me tendencën e rritjes së rasteve epidemiologjike ne si SHSKUK duhet të jemi të përgatitur se që kemi qenë gjithmonë për të përballuar ndonjë fluks më të madh të pacientëve. Tani për tani situata është e qetë numri i të shtrirëve në spitalet tonë dhe në QKUK sillet diku tek 40-të dhe ne kemi planet për menaxhim të pandemisë për rastet që do të kërkojnë spitalizim…

Në nivel të SHSKUK-së ne do të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve në mënyrë të rregullt pasi numri i pacientëve të shtrirë në klinikat tona nuk është i madh dhe na lejon të vazhdojmë me shërbime normale”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një prononcim për Telegrafin tha se për momentin në këtë klinikë janë shtruar nëntë pacientë, ku dy prej tyre siç u shpreh ai janë në gjendje pak më të rëndë.

Sipas tij, gjendja në këtë klinikë në përgjithësi është stabile.

“Gjendjen për momentin e kemi stabile në Klinikën Infektive. Për momentin i kemi të shtruar nëntë pacientë, dy prej të cilëve janë në gjendje pak më të rëndë, përndryshe tjerët e kanë gjendjen klinike stabile. Jemi duke e përcjell situatën…në mjekimin intensiv nuk kemi të pranuar për momentin pacientë me COVID-19”, u shpreh Vishaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori