LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi i reagon Osmanit: Presidentët në Kosovë po e trajtojnë Gjykatën Kushtetuese sikur të ishte zyre ligjore e tyre

Krasniqi i reagon Osmanit: Presidentët në Kosovë po e trajtojnë Gjykatën Kushtetuese sikur të ishte zyre ligjore e tyre

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të martën në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar tetë anëtarë të KQZ-së. Por, për emërimin e dy anëtarëve të tjerë  Presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretimin e Nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke u bazuar në nenin 84 si dhe nenin 113 të Kushtetutës, ku ekziston një paqartësi e këtyre dispozitave kushtetuese.

E në lidhje me këtë ka reaguar Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus” i cili tha se presidentët në Kosovës janë duke e trajtuar Gjykatën Kushtetuese sikur të ishte zyrë ligjore e Presidencës.


Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kësaj praktike gjykata i ka dhënë fund kur kishte refuzuar kërkesat për sqarime të Presidentit Hashim Thaçi.

Albert Krasniqi

“Presidentët në Kosovë po e trajtojnë Gjykatën Kushtetuese sikur të ishte zyre ligjore e Presidencës, duke i dërguar pyetje për interpretim të dispozitave kushtetuese sa herë që kanë paqartësi. Kësaj praktike Gjykata i ka dhënë fund kur kishte refuzuar kërkesat për sqarime të Presidentit Thaçi, madje njëra prej tyre kishte të bënte pikërisht me emërimin e anëtarëve të KQZ-së”, ka shkruar ai.

Osmani emëron tetë anëtarë të KQZ-së, kurse për dy tjerë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Lexo po ashtu Osmani emëron tetë anëtarë të KQZ-së, kurse për dy tjerë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Ndërkaq, Krasniqi ka dhënë dhe disa sqarime në lidhje më paqartësitë e presidentes Osmani për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

Sa i përket paqartësive të ngritura për emërimin e anëtarëve të KQZ-së:

  1. Duhet kuptuar që përbërja e KQZ-së nuk përfaqëson në mënyrë rigoroze përbërjen e Kuvendit.

Gjashtë anëtarë emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare, pavarësisht dallimit që mund të kenë ndërmjet numrit të deputetëve në Kuvend. Ato barabarësish kanë të drejtën e emërimi të vetëm një anëtari.

Nëse ka më shumë se gjashtë grupe parlamentare, grupeve më të vogla nuk u takon e drejtën e emërimit të anëtarëve në KQZ.

Nëse janë më pak se gjashtë grupe parlamentare, fillimisht ndahet nga një anëtarë për secilin grup parlamentar. Pastaj në raundin e dytë shpërndahen vendet e mbetura sipas formulës së njëjtë të ndjekur në raundin e parë, duke nisur nga grupi më i madh dhe vazhduar tek grupet tjera sipas madhësisë, derisa të shpërndahen të gjitha vendeve të mbetura.

Në rastin e tanishëm, emërimet duhet të bëhen kështu: VV dhe PDK nga dy anëtarë, kurse LDK dhe AAK nga një anëtar.

  1. Kur subjektet politike kanë numër të barabartë të deputetëve, si në rastin e tri subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin boshnjak por që kanë të drejtën e emërimit të vetëm një anëtari, zbatohet kriteri i dytë i vlerësimit, që është numri i votave të marra në zgjedhjet e fundit. 

Ndërkaq, edhe Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se mos kompletimi i plotë i përbërjes së re të KQZ-së nga ana e Presidentes së vendit, duke u thirrur në kërkesën për interpretim nga Gjykata Kushtetuese është i gabuar për të paktën dy arsye.

Cakolli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se së pari, (sipas Komisionit të Venecias) ekzistojnë dy lloje të përfaqësimit të partive politike në trupën përgjegjëse për menaxhimin e zgjedhjeve – strikt dhe proporcional.

Eugen Cakolli

“Kosova, sipas kuadrit kushtetues dhe atij ligjor, aplikon modelin strikt të përfaqësimit në KQZ, me gjashtë grupe parlamentare që mund të propozojnë nga një anëtar, pa marrë fare parasysh fuqinë politike dhe numrin e deputetëve të atyre grupeve parlamentare. Edhe në rastet kur numri i grupeve parlamentare me të drejtë të propozimit është më i vogël, duhet që të ndiqet modeli i njëjtë, pra ai strikt, e të mos tentohet që për arsye politike, të kalohet tek përfaqësimi i modelit proporcional”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu theksoi se shumica e vendeve aplikojnë pikërisht modelin strikt duke synuar gjithë përfshirje, por edhe me qëllim të evitimit të situatave ku pozita mbivoton lehtësisht të gjitha vendimet në komisionet qendrore të zgjedhjeve.

“Së dyti, Gjykata Kushtetuese përmes praktikës dhe jurisprudencës së saj, ka përcaktuar që institucionet duhet të nxjerrin vet vendime në respektim të frymës kushtetuese, e të mos e shohin Gjykatën si trupë këshill dhënëse. Andaj, edhe dërgimi i çështjes, pos që me shumë gjasë nuk do të trajtohet fare në aspektin meritor nga Gjykata, do të afektojë panevojshëm funksionimin kushtetues të KQZ-së”, tha tutje Cakolli.

Ndërkaq siç u shpreh ai, vet letra e dërguar fillimisht nga Presidentja kishte ofruar indicie se mund të arrijmë në këtë pikë, meqenëse nuk ishte përcaktuar numri i anëtarëve që u kërkohet për propozim secilit grup parlamentare.

“Por, situata është e qartë, e kësisoj është edhe numri i anëtarëve që duhet të emërohen nga subjektet politike parlamentare, sidomos dy të mëdhatë që paraqesin çështjen kontestuese – LVV dhe PDK duhet të kenë nga dy anëtarë në KQZ secila”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook, Cakolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori