LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Puna e Bedri Hamzës në Mitrovicë po pengohet nga Qeveria

Krasniqi: Puna e Bedri Hamzës në Mitrovicë po pengohet nga Qeveria

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar për vizitë në Komunën e Mitrovicës ku është pritur drejtuesit e saj.

Ai ka vlerësuar lartë punën e kryetarit Hamza, të cilin e ka edhe bashkëpartiak.

“Mitrovica, qyteti i punës, historisë e kulturës, më në fund ka marrë drejtimin e duhur dhe të merituar, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, profesionistit e Kryetarit shembull”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Përmirësimi i infrastrukturës rrugore nëpër lagje të Mitrovicës, investimet e mëdha në shëndetësi e në arsim, rikthimi i vëmendjes në shërbimet publike cilësore dhe të sigurta, mbështetja e madhe për kulturën, sportin e rininë – janë vetëm disa nga prioritetet me të cilat Kryetarin Hamza dhe ekipin e tij i gjetëm të angazhuar”.

I pari i PDK-së është shprehur i bindur se të gjitha projektet e planifikuara të Hamzës për Mitrovicën do të jetësohen.

“Vizioni i Kryetarit Hamza për transformimin e Mitrovicës, që në fokus ka përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve, është konkret, i matshëm dhe i arritshëm. Duke e njohur Bedriun prej vitesh, jam më se i bindur që të gjitha planet e tij për Mitrovicën do të jetësohen”.

Megjithatë, Krasniqi ka thënë se puna e Hamzës po hasë në pengesa nga Qeveria e Kosovës.

“Por, fatkeqësisht, vullneti, dija e angazhimi i Kryetarit Hamza dhe ekipit të tij po hasë në pengesa aty ku nuk do të duhej – në Qeverinë e Kosovës. Diskriminimi i Qeverisë ndaj komunave që udhëhiqen nga opozita, po e tejkalon çdo kufi. Qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen të barabartë nga Qeveria, pavarësisht se ku jetojnë ata. Ky është minimumi që duhet të bëhet”, ka deklaruar tutje Krasniqi/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori