LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për Komunikatën numër 59: Nuk kërkojë falje ndaj Gani Gecit për veprimet e të tjerëve (Video)

Krasniqi për Komunikatën numër 59: Nuk kërkojë falje ndaj Gani Gecit për veprimet e të tjerëve (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se nuk kërkon falje për asnjë veprim që ka bërë nga viti 1981 e këndej.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka komentuar deklaratat që kanë bërë Hashim Thaçi e Sylejmen Selimi për komunikatën e SHP të UÇK-së.


I pyetur si i sheh kërkim faljet që kanë bërë Hashim Thaçi e Sylejman Selimi ndaj familjes Geci, Jakup Krasniqi ka mohuar ndonjë përgjegjësi në ketë rast.

“Unë për veti nuk kërkoj falje për asnjë veprim politik që kam bërë nga viti 1981 e këndej, përfshirë edhe ato të kohës së luftës. Kush kërkon falje ndoshta ka ndonjë arsye, nuk e di. Unë për vete nuk shoh arsye që duhet të kërkoj falje për diçka që nuk kam bërë. Njeriu mund të kërkojë falje për diçka që ka bërë”.

“Sylejman Selimi në atë kohë nuk ka qenë komandant i përgjithshëm i UÇK-së, ka qenë vetëm komandant i Drenicës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Jakup Krasniqi ka thënë se përgjegjësi mund të merr vetëm për veprimet që ka bërë vet dhe jo për të tjerët.

Selimi: Dikush nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duhet të marrë përgjegjësinë për komunikatën kundër familjes së Gani Gecit (Video)
Lexo po ashtu Selimi: Dikush nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duhet të marrë përgjegjësinë për komunikatën kundër familjes së Gani Gecit (Video)

Në komunikatën me numër 59 e lëshuar në kohën e luftës, ndër të tjera  thuhej: “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkë Gani Geci, i lindur në Llaushë, i cili edhe më herët e edhe gjatë ofensivës së fundit serbe, është parë i maskuar duke i prirë policisë serbe në masakrat që u kryen mbi popullin civil të Drenicës”./Telegrafi/