LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon nga Qeveria aprovimin e menjëhershëm të projektit amerikan për infrastrukturën e gazit dhe termocentralin me gaz

PDK kërkon nga Qeveria aprovimin e menjëhershëm të projektit amerikan për infrastrukturën e gazit dhe termocentralin me gaz

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar aprovimin e menjëhershëm të projektit amerikan për infrastrukturën e gazit dhe termocentralin me gaz.

Në një komunikatë për media thuhet se PDK është duke i përcjellë me shqetësim të madh hamendjet e Qeverisë së Kosovës rreth aprovimit të planeve investive ‘Compact’ të agjencisë amerikane MCC në infrastrukturën përgatitore për rrjetin e përçuesit të gazit, si dhe planeve për termocentral me gaz natyror.

“Në kohën kur ekonomia kosovare ka përjetuar goditje dhe është duke u përballur me pasojat e pandemisë, si dhe po vuan mungesën e një plani të mirëfilltë e të qëndrueshëm për rimëkëmbje ekonomike, investimi i 200 milionë dollarëve si grant i pakthyeshëm në ekonominë kosovare, sidomos në sektorin e energjisë, jo vetëm që është i nevojshëm, por përfaqëson edhe interes madhor shtetëror”, thuhet në komunikatë.

PDK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të aprovojë dhe nënshkruajë pa vonesë projektin e MCC për ndërtimin e infrastrukturës për gazpërçuesin dhe termocentralin me gaz, në përputhje me kushtet amerikane tashmë të aprovuara nga Qeveria paraprake.

“Kërkojmë që urgjentisht të procedohet në Kuvend edhe kredia e BERZH-it dhe granti i Kornizës Investive të Ballkanit Perëndimor për gazpërçuesin, me qëllim të kompletimit të kornizës investive në Kosovë. Lidhja e Republikës së Kosovës në infrastrukturën e gazit që gëzon përkrahjen e plotë të SHBA-ve është interes strategjik, ekonomik dhe gjeopolitik. Vonesat prej gjashtë muajsh në trajtimin me prioritet të këtij interesi shtetëror tashmë kanë krijuar një rrezik të madh për mbarëvajtjen e këtij projekti. Dështimi eventual i tij, jo veç që cenon raportet tona, por njëkohësisht do ta lë Kosovën përjetësisht jashtë mundësisë së diversifikimit të burimeve energjetike, situatë që i shkon në favor vetëm Serbisë dhe forcon pozicionin e Rusisë në rajon”, thuhet më tej në komunikatë.

PDK vlerëson se një projekt i tillë do të lehtësonte edhe koston e energjisë për familjet kosovare dhe do të ndikonte dukshëm në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e gjendjes ambientale dhe dështimi eventual i Qeverisë së Kosovës do të ishte një humbje e madhe për qytetarët e Kosovës, si dhe do të përbënte cenim direkt të interesave tona shtetërore e kombëtare, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social "Telegram"?

Sociale
Kalo në kategori