LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi paralajmëron zgjerimin në treg të qumështit të freskët

Krasniqi paralajmëron zgjerimin në treg të qumështit të freskët

1 Qershori është edhe Dita Botërore e Qumështit. Në Kosovë ky sektor konsiderohet se është mjaftë i konsoliduar dhe tash ka qumësht vendor por edhe produkte të tjera mjaftë cilësore si djathë, kos, jogurt e shumë e shumë prodhime të tjera nga qumështi.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka dhënë disa statistika për mbështetjen që jepet për qumështin dhe ka paralajmëruar zgjerimin në treg të qumështit të freskët.


“Në vazhdimësi, në kemi përkrahur me mijëra prodhues dhe përpunues të qumështit dhe mund të konfirmoj me kënaqësi se qumështi është sektori më i mbështetur nga MBPZHR, por edhe nga donatorë të tjerë ndërkombëtarë. Rreth 25 % e gjithë buxhetit të ndarë deri më tani për bujqësinë është dedikuar për sektorin e qumështit, në programe të ndryshme që përfshijnë prodhimin dhe përpunimin e tij, në funksion të rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe ngritjes së cilësisë. Nga viti 2008 deri në vitin 2015, MBPZHR dhe donatorët kanë ndarë rreth 40 milionë euro për qumështin”.

Ai ka treguar se për këtë vit kanë planifikuar rreth 10 milionë euro mbështetje financiare për sektorin e qumështit.

“Besoj se ky sektor duhet të vazhdojë të trajtohet me prioritet dhe bashkë me palët e interesit po punojmë në fuqizimin e këtij sektori. Projekte dhe programe të reja tashmë kanë filluar zbatimin, në mesin e të cilave edhe promovimi dhe rritja e prodhimit të qumështit të freskët, për çka së voni kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Prodhueseve të Qumështit, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Projektin Agro të USAID”, ka thënë Memli Krasniqi. /Telegrafi/

Memli Krasniqi raporton para Komisionit per Bujqesi Pylltari Mjedis e Planifikim Hapesinor - foto Ridvan Slivova (2)