LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: NISMA do të jetë faktor dominant në formimin e qeverisë

Krasniqi: NISMA do të jetë faktor dominant në formimin e qeverisë

Kandidati i NISMA-s për deputet, Vesel Krasniqi, e sheh këtë parti si pjesë të qeverisë së ardhshme.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se koalicion me AKR nuk ka bërë vetëm NISMA por në të kaluarën kanë bërë edhe partitë tjera.


Ai thotë se NISMA ndjehet fituese pasi sipas tij nëse do të ketë një vettig, kryetari i kësaj parti ka pasur disa të tillë dhe ka dalur i pastër.

Kandidati i NISMA-s për deputet, thotë se ky subjekt në të kaluarën ka shënuar shumë suksese pasi sipas tij vetëm tre muaj pas themelimit kanë arritur të marrin gjashtë deputetë në zgjedhje.

“Pas çdo palë të zgjedhjeve NISMA ka pasur rritje të vazhdueshme në elektoratë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se koalicionet me NISMA-n nuk do të përfundojnë edhe pas zgjedhjeve pasi sipas tij ky subjekt “do të jetë faktori dominant për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve”.

Reçica: Në zyrat e punësimit janë 11 mijë vende të lira të punës
Lexo po ashtu Reçica: Në zyrat e punësimit janë 11 mijë vende të lira të punës

Për punësimet e militantëve, Krasniqi ka thënë se më shumë ka fjalë se sa diçka të vërtet.

“Ne e dimë që partitë tjera që kanë qenë në pushtet ne qeveritë e kaluara, kanë rahatuar shumë moti militantët e tyre e shumë bujë po bëjnë tani për NISMA-n. Sigurisht në kushte të barabarta çdokush dëshiron të punësojë militantët e vet”, tha Krasniqi.

Duke folur për rritjen ekonomike, kandidati i NISMA-s për deputet thotë se rritja ekonomike në fund të mandatit do të shkojë në 6.5%./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori