LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nga sot Lladrovci është ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së në Drenas

Krasniqi: Nga sot Lladrovci është ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së në Drenas

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Drenasi është bastion i pathyeshëm i PDK-së.

Krasniqi gjithashtu ka njoftuar se nga sot Ramiz Lladrovci është edhe U.D. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas, transmeton Telegrafi.


“Drenasi është bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarët e Drenasit nuk kanë pasur kurrë dilemë se ku është adresa e tyre politike. Ramiz Lladrovci është dhe do jetë kryetar i Drenasit, sepse puna e tij është vlerësuar nga qytetarët dhe fitorja e tij s’do të mund të grabitet nga oportunistët.

Nga sot, Ramiz Lladrovci është edhe U.D. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas e do të udhëheqë Kryesinë e re të degës sonë atje. Ky vendim u votua sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë, bazuar në Statutin e PDK-së”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se “Ramizi e ka transformuar Drenasin dhe ka plan e pasion për zhvillimin e mëtejmë e kësaj komune”.

“Për të, kjo garë nuk është manifestim i pushtetit, por përkushtim ndaj qeverisjes që zhvillon e hapë perspektivë. Prandaj, ai do të fitojë, sepse qytetarët e Drenasit janë të vendosur për zhvillim dhe ata e dinë se zhvillimi në Drenas është projekt i përhershëm i Partisë Demokratike të Kosovës.

Qytetarëve të Drenasit iu jemi thellësisht mirënjohës që kanë rrugëtuar së bashku me PDK-në për tashmë dy dekada dhe që të palëkundur e me besim në të ardhmen që do të ndërtojmë së bashku, do ta festojnë fitoren e PDK-së në raundin e dytë, duke mbështetur masivisht kryetarin Lladrovci në mandatin e ri për zhvillim e perspektivë”, thekson ai.

Ndryshe, bazuar në të dhënat preliminare të KQZ-së, Ramiz Lladrovci në zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë 45,62% të votave në Drenas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori