LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nga Izbica fton qytetarët në marshin e drejtësisë dhe mbështetjes me ish-krerët UÇK-së

Krasniqi nga Izbica fton qytetarët në marshin e drejtësisë dhe mbështetjes me ish-krerët UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në përvjetorin e 24-të të masakrës së Izbicës, për të kujtuar dhe nderuar 147 martirët të cilët u vranë brutalisht nga regjimi serb.

Gjatë fjalës së tij, Krasniqi ka folur edhe për procesin gjyqësor i cili pritet të fillojë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.


“Si për ironi, sot, si popull e si komb, si qytetarë, po ballafaqohemi me një fakt i cili është sa absurd aq edhe joracional. Me faktin që pikërisht ata të cilët u ngritën kundër atij pushteti brutal dhe gjenocidal, ata që u ngritën në luftë për çlirim, ushtarët e lirisë, themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së, sot po mbahen në bankën e të akuzuarvfe në hagë”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai ka shtuar se është fakt i pamohueshëm që e dijmë të gjithë, se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, mbrojtëse dhe luftë e secilit qytetar të Kosovës.

“Prandaj, jemi të bindur që ky proces i cili do të fillojë së shpejti, do të përfundojë me vulosjen e pafajësisë dhe drejtësisë për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ai.

Me këtë rast, nga Izbica, kryetari i PDK-së u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në Marshin për Drejtësi i cili do të mbahet me 2 prill në Prishtinë, i organizuar iniciativa “Liria ka emër”.

“Si popull e si komb, na takon që të jemi solidar, që të jemi mbështetës ndaj tyre dhe që të jemi me ta e ta shprehim këtë mbështetje me ta. Kjo është arsyja që edhe ne si PDK, kemi mbështetur dhe do të mbështesim fuqishëm organizimin e marshit të solidaritetit, të titulluar “Marshojmë për Drejtësi”, që do të mbahet me 2 prill në Prishtinë. Me këtë rast, ju ftoj të gjithëve anemban Kosovvës, pa dallime, që të na ba bashkohen dhe të bëhen pjesë e këtij marshi me karakter solidariteti. E që është në mbrojtje e mbështetje të drejtës tonë. Të vërtetës tonë. Të lirisë tonë. Dhe jo vetëm e atyre që dhanë më së shumti dhe që po e zhvillojnë betejën e fundit për lirinë dhe për lavdinë e luftës së UÇK-së”, ka thënë Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori