LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Largimi i Listës Serbe nuk nënkupton rënien e Qeverisë

Krasniqi: Largimi i Listës Serbe nuk nënkupton rënien e Qeverisë
Albert Krasniqi

Largimi i Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, nuk nënkupton rënien e Qeverisë së Kosovës.Kështu ka theksuar për Telegrafin njohësi i rrethanave politike, Albert Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se largimi i Listës Serbe nga ekzekutivi nuk nënkupton që me automatizëm të bie edhe Qeveria.


Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse opozita në Kuvend nuk kërkon mocion të mosbesimit ndaj Kryeministrit, dhe nëse ky mocion nuk merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve – 61 vota, Qeveria vazhon punën.

“Problemi pastaj me të cilin mund të përballet Qeveria është kalimi i ligjeve në Kuvend dhe akteve të tjera për të cilat kërkohet vota e deputetëve. Një, Qeveria e cilat nuk ka shumicën e deputetëve në Kuvend është Qeveri jofunksionale. Opsion tjetër është që Kryeministri të kërkoj vet mocion te votëbesimit, për të parë nëse e ka ende përkrahjen e Kuvendit për të vazhduar punën. Kurse si opsione të tjera mbesin riformatimi i Qeverisë, të hyjnë në koalicion dhe parti të tjera nga opozita apo edhe shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka shtuar Krasniqi.

Ndryshe, të martën Lista Serbe ka thënë se do të largohet nga Qeveria e Kosovës, dhe krejt kjo si pasojë e veprimit të djeshëm të Policisë së Kosovës, e cila e ka arrestuar shefin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili më pas është sjellë në Prishtinë, për tu deportuar në shtetin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori