LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Helmimi i qytetarëve në Deçan nuk është vetëm çështje e shëndetit publik – i brengosur për neglizhencën e Qeverisë qendrore

Krasniqi: Helmimi i qytetarëve në Deçan nuk është vetëm çështje e shëndetit publik – i brengosur për neglizhencën e Qeverisë qendrore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar për rastin e helmimit të qindra qytetarëve në komunën e Deçanit.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes.


Tutje tha se është i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune.

Iu helmuan 11 anëtarë familjes në Deçan, Çeku thotë se të gjitha barnat duhet t’i blejnë vet
Lexo po ashtu Iu helmuan 11 anëtarë familjes në Deçan, Çeku thotë se të gjitha barnat duhet t’i blejnë vet

“Duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt”, tha Krasniqi.

“Po ashtu, duhet ofruar gjithë ndihmën e nevojshme institucioneve lokale dhe siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit, duke mos lënë hapësirë për panik”, tha më tej.

“Ftoj institucionet përgjegjëse që ta hetojnë rastin dhe të dalin me konkluzione sqaruese sa më shpejt”, u shpreh Krasniqi. /Telegrafi.