LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Turp për ne, që Anton Çeta në 100 vjetorin e lindjes të mos ketë ende shtatore (Video)

Krasniqi: Turp për ne, që Anton Çeta në 100 vjetorin e lindjes të mos ketë ende shtatore (Video)

Riza Krasniqi nga Këshillit Organizativ për vendosjen e shtatores së Anton Çetës para Institutit Albanologjik, ka thënë se profesor Çeta është njëri ndër njerëzit më të shenjtë që ka kombi ynë.

Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ka njëmijë arsye pse duhet të vendoset shtatorja e Anton Çetës para Institutit Albanologjik.


“Është njëri ndër themeluesit e Institutit Albanologjik. Ditën e fundit të punës ka dalë i rrahur nga ky institut dhe se ky Institut lidhet me pajtimin e gjaqeve. Jeta dhe vepra e Anton Çetës lidhet me Institutin Albanologjik”, tha  Krasniqi, duke potencuar se në qëndrimin e Institutit Albanologjik ka dyfytyrësi.

“Sikur përgjigja e Institutit të ishte” ‘neve na bën nder shtatorja e Anton Çetës, por Kosova ka institucionet e tjera dhe eja të vendosim bashkë’, por këta po thonë te na nuk bën të vendoset. Kjo për mua duket e palogjikshme”.

Krasniqi ka thënë se është turp që në 100 vjetorin e lindjes së Anton Çetës të mos kemi një komplet të veprave të tij e as shtatore.

“Në 2020 është 100 vjetori i lindjes së Anton Çetës. Ne në 100 vjetorin e lindjes së profesor Antonit të mos kemi një komplet të veprave të tij, e as shtatore, është turp”, ka thënë Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, ka pasur leje për vendosjen e shtatores së Anton Çetës te Instituti Albanologjik, por ka pasur një ankesë nga ky institucion dhe leja është anuluar.

Anëtari i Këshillit Organizativ për vendosjen e shtatores së Anton Çetës ka thënë se logjika për mos identifikim me figura të veçanta duhet të ishte përdorur edhe me Hasan Prishtinën, pasi sipas tij edhe Universiteti i Prishtinës ka pasur figura të shumta, ashtu siç ka pasur edhe Instituti i Historisë figura të tjera me rëndësi përpos Ali Hadrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori