LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Është koha e fundit që institucionet e shtetit, të vihen në mbrojtje të Republikës

Krasniqi: Është koha e fundit që institucionet e shtetit, të vihen në mbrojtje të Republikës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se Kosova nuk mund t’ia  plotësojë dëshirat Serbisë.

Përmes një shkrimi, Krasniqi thekson se një territor gati sa ky i Kosovës së sotme ka mbetur në Serbi, dhe Kosova e shqiptarët, sipas tij, as edhe njëherë nuk ia kanë arritur që t’i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.


Më tej ka thënë se nëse Kosovës i merret një pjesë dhe ajo i bashkohet Serbisë, kjo është kthim para marsit 1999.

“Po të kishte krijuar shteti i Kosovës, Prokurori të shtetit, Prokurori i shtetit do të duhej të shpallte fletarrestim për të gjithë ata që janë vërë në shërbim të politikave shoviniste serbe! Dhe ketë farë të keqe e has si në politikë e po ashtu edhe në medie si zëdhënës të politikës e madje edhe në një pjesë të shoqërisë civile”, thotë Krasniqi.

Sipas tij,  është koha e fundit që institucionet e shtetit, të cilët i ngarkon Kushtetuta për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës, të vihen në mbrojtje të Republikës!

***

Një territor ky përafërsisht sa Republika e Kosovës dhe shqiptarët as edhe njëherë nuk ia kanë arritur që t’i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.

Pas kësaj që u tha e që dihet mirë nga secili shqiptarë me mend në kokë e që nuk është pjesë e Presidencës së Kosovës, a ia vlen që ta qethim edhe më Kosovën për t’ia shuar apetitin Serbisë Lubi? Pastaj, kush mund të garantojë, se do të pushojnë apetitet serbe në Kosovë? Kush mund të garantojë se edhe Kisha serbe nuk do t’i shtrojë kërkesat e saj për ndonjë copë tjetër të Kosovës? Po Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, çka do të shnukë?

Pas të gjitha këtyre, a duhet të vazhdohet me parimet e Dokumentit të Ahtisarit? Me të gjitha këto shnukje a mund të qëndrojë në këmbët e veta shteti i pavarur, sovran e demokratik i Kosovës? Pas gjithë këtyre qethjeve e përqethjeve? A do të vazhdojnë të kenë validitet parimet e Deklaratës se Grupit të Kontaktit (të 31 janarit 2006), se: nuk ka kthim para marsit të vitit 1999; se nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër (mendohet në Shqipëri) dhe as me ndonjë pjesë të ndonjë shteti tjetër (mendohet në Maqedoninë Perëndimore). Nëse, Kosovës i merret një pjesë dhe ajo i bashkohet Serbisë, kjo është kthim para marsit 1999. Në një situatë të tillë, pse pjesa e mbetur mos të bashkohet me Shqipërinë dhe me shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore?

Bashkim i tillë i shqiptarëve i ka të gjitha gjasat e mundësit për të qenë shtet stabil, i zhvilluar dhe me siguri që do të garantonte edhe perspektivë për gjithë qytetaret e tij! Nëse bëhet kjo, ndoshta (???) ia vlen që Serbisë t’i plotësohet dëshira e parë, por jo asnjë tjetër. Madje, nëse Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, pse ne ta kërkojmë ketë? Cili është faji ynë si komb në raport me Serbinë e serbët? A ne i paskam grabitur troje Serbisë? A ne ua paskam shkaktuar më se tri herë serbëve politika krimi e gjenocidi? Politikës kudo e sidomos politikës sonë i duhen njerëz me kurriz të fortë, njerëz të dijshëm, me integritet e dinjitet të veçantë.

Po të kishte krijuar shteti i Kosovës, Prokurori të shtetit, Prokurori i shtetit do të duhej të shpallte fletarrestim për të gjithë ata që janë vërë në shërbim të politikave shoviniste serbe! Dhe ketë farë të keqe e has si në politikë e po ashtu edhe në medie si zëdhënës të politikës e madje edhe në një pjesë të shoqërisë civile.

Pra, është koha e fundit që institucionet e shtetit, të cilët i ngarkon Kushtetuta për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës, të vihen në mbrojtje të Republikës!

Krejt në fund për atë që po flitet këtyre dite. Kushdo që donë t’i koncentrojë meritat e gjeneratave në dy a tre veta, le ta bëjnë ketë, por ama le t’i marrin të gjitha meritat e përgjegjësitë, edhe meritën për t’ia shtuar disa kilometra katrore Kosovës. Nëse e bëni ketë, po ua fali gjithë shkallën e rrezikshmërisë time, të familjes e të farefisit tim, kuptohet vetëm atë të pas 10 qershorit 1998, kur e mora përgjegjësinë për të qenë njeriu i parë publik i SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Gjithashtu po ua fali edhe gjithë kontributin tim për ta bërë parti të parë PDK-në e cila po i mban në pushtet që sa vite edhe ata që ishin kundërshtarë politik të PDK-së. Edhe pse disa punuan shumë prapa shpinës sime! Po ama shtoni kilometrat e Kosovës e mos i zvogëloni ato kaq shpesh! Përndryshe mëreni edhe përgjegjësinë e zvogëlimit të territorit të Republikës së Kosovës! Dhe bëhuni burra e tregoni pse po e bëni gjithë ketë përpjekje për zvogëlim e Kosovës edhe ashtu të vogël! Tregoni, pse gjithë ketë zhburrnim në kohën kur kërkohet shumë guxim e vendosmëri! Koha është për të treguar integritet të nivelit të lartë! Mos e futni kokën nën zall si struci se rrezikut nuk i iket duke i mbyllur sytë, por duke i bërë ata katër!

Përkundër të gjithë këtyre gjërave, askujt e më bash askujt nuk ia dëshiroj burgun për luftën e bërë! Se e quaj punë të lig, kërcimin në fatkeqësi të tjetrit edhe kur ai është krejt i pa njohur për mua. Se jam shumë i bindur se askush nuk e meriton burgun për kohën e Luftës Çlirimtare! Pas lufta është këngë tjetër. Për atë le të merren institucionet përgjegjëse të kohës!/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori