LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi e quan Kurtin kryeministër paranojak e inatçi: I ka bllokuar gjitha projektet për qytetarët e flet për luftë

Krasniqi e quan Kurtin kryeministër paranojak e inatçi: I ka bllokuar gjitha projektet për qytetarët e flet për luftë
Foto: Arkiv

Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

Në një shkrim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kurti po funksionon mbi imagjinata paranoike e me inate politike.


Sipas tij, Kurti ka bllokuar buxhetin për qytetarët dhe komunat e Kosovës për investime kapitale, ndërsa nga ana tjetër flet për luftë.

“I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, për çka e kanë votuar, ai nga njëra anë po i bllokon të gjitha projektet e komunave, duke mos ua ndarë buxhetin e nevojshëm  dhe nga ana tjetër po flet për luftë”, deklaroi Krasniqi.

Ai theksoi se në turin e vizitave nëpër komuna që ka zhvilluar javëve të fundit, ku pothuajse të gjitha udhëhiqen nga kryetarë që u përkasin partive opozitare në nivel qendror, ka parë vështirësitë reale që ka niveli lokal në zbatimin e projekteve kapitale, për shkak të neglizhencës nga ana e Qeverisë Kurti.

“Ato projekte që kanë gjetur zbatim, janë bërë me mjetet vetanake të komunave ose nga donacionet që kryetarët kanë arritur t’i marrin nga organizatat ndërkombëtare. Tani, nëse Qeveria nuk e merr parasysh kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për ta lëshuar Qarkoren e dytë Buxhetore sa më parë para datës 1 shtator, në afatin e paraparë kur komunat duhet ta dorëzojnë buxhetin për miratim në Kuvendet e Komunave – ajo me qëllim po e zvarritë realizimin e shumë projekteve në interes të qytetarëve anekënd Kosovës”, tha Krasniqi.

Lideri i PDK-së konsideron se kryeministri Kurti dhe ministrat e tij duhet ta ndërrojnë këtë qasje.

“Zgjedhjet kanë përfunduar dhe kryetarët e komunave qeverisin njëjtë për të gjithë qytetarët e tyre, pa dallim. Jo si kjo Qeveri që u shërben vetëm klientelës, familjarëve e përkrahësve të tyre!”, tha Krasniqi.

Abdixhiku: Kurti flet për luftë, e jo për integrime apo investime - kryeministri e dëshiron krizën, e cila është në interes të Vuçiqit
Lexo po ashtu Abdixhiku: Kurti flet për luftë, e jo për integrime apo investime - kryeministri e dëshiron krizën, e cila është në interes të Vuçiqit

Ndërkaq, lidhur me deklaratën e Kurtit, të hënën ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se Kurti flet për luftë e jo për integrime apo investime.

“Kurti flet për luftë. Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë”.

“Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë”, u shpreh Abixhiku.

Sipas tij, Kurti dëshiron krizë.

“Ky njeri e dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin tek paniku. Sikurse Vuçiqi, investimet tek shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshtarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?”, tha deputeti i LDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori