Krasniqi e përfaqëson Kosovën në Botërorin e minigolfit

Lojtari i klubit ''First Block'' nga Prishtina dhe reprezentues i vetëm i Kosovës në gara ndërkombëtare do të zhvillojë gara përballë kundërshtarëve nga 27 shtete të ndryshme botërore, njofton Express.
“Ky është evenimenti më i madh botëror i minigolfit për vitin 2013 dhe njëherazi aktiviteti i parë i Federatës së Minigolfit të Kosovës”, komunikon shtëpia e minigolfit kosovar, e cila shtoi se Artoni ka udhëtuar në Gjermani me përkrahje materiale nga MKRS-së. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/08/2013



















































