LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Brenda dy muajve të gjitha spitalet do të kenë furnizim me oksigjen të lëngshëm

Krasniqi: Brenda dy muajve të gjitha spitalet do të kenë furnizim me oksigjen të lëngshëm
Foto: Ridvan Slivova

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi në një konferencë për media pas vizitës së kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti tha se asnjë pacient nuk ka mbet asnjë ditë të vetme pa oksigjen dhe pa trajtimin e duhur.

Krasniqi bëri të ditur se shumë shpejt brenda dy muajve të ardhshëm të gjitha spitalet do të kenë furnizim me oksigjen të lëngshëm dhe do të zëvendësohen në tërësi bombolat e oksigjenit.

Duke folur për punën e SHSKUK-së, ai tha se objektiv për vitin e ardhshëm mbetet ngritja e disiplinës në punë, komunikimi me pacientë, respektimi i orarit të punës, raporton Telegrafi.

“Ne ju sigurojmë që do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët, pavarësisht numrit të madh…”, tha ai.

Krasniqi apeloi që festat e fundvitit të kalohen në familje dhe të respektohen masat. /Telegrafi/