LAJMI I FUNDIT:

Kraja: Marrëveshja për Asociacionin nuk qëndron mbi ligjin dhe kushtetutën

Kraja: Marrëveshja për Asociacionin nuk qëndron mbi ligjin dhe kushtetutën

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka kundërshtuar juristë e analistë të cilët thonë se Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës.

Kraja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive”.


“Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!”, ka shkruar Kraja

Postimi i plotë i Krajës:

“MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN NUK QËNDRON MBI LIGJIN DHE KUSHTETUTËN

Juristë dhe analistë, me shkollë dhe pa shkollë, nga padituria e tyre ose duke dashur t’i bëjnë favore Serbisë, nxjerrin në opinion një broçkull, se gjoja Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, duke qenë marrëveshje ndërkombëtare, qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës. Jo dhe jo, nuk është e vërtetë! Sepse një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive. Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!”, ka shkruar Kraja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori