Shifrat e sakta mbi të prekurit nga epidemia e coronavirusit dhe viktimave është arritur të realizohet me saktësi, falë hartave interaktive që krahasojnë të dhënat me sëmundjet e tjera vdekjeprurëse që kishin shpërthyer më herët.

Ato përcjellin gjithçka sa i përket virusit vdekjeprurës që deri më tani ua ka marrë jetën 1.300 persona dhe mbi 60 mijë tjerë infektoi, dhe po rrezikon të jetë më i rrezikshëm se SARS-i që shpërtheu në vitin 2003, gripi i derrave më 2009 si dhe Ebola më 2014, transmeton Telegrafi.

Hartat gjithashtu tregojnë se numri i të vdekurve dhe infektuarve ka tejkaluar shifrat e SARS-it, që mbyti 774 persona dhe infektoi 8.098 për 18 muaj. Por, virusi i ri ka mbytur dy herë më shumë njerëz dhe ka infektuar shtatë herë më shumë dhe atë për vetëm tetë javë.

Të dhënat tregojnë se coronavirusi është zgjeruar shumë më shumë sesa Ebola, edhe pse ka mbytur më pak njerëz krahasuar me këtë epidemi. Afro 11,300 persona kanë humbur jetën gjatë epidemisë që goditi Afrikën, ku shumica prej të infektuarve ishin nga Guinea, Liberia dhe Sierra Leone.

Megjithatë rastet me coronavirus janë regjistruar në të paktën 28 vende të botës. Ky virus i ri është shfaqur në një mënyrë të ngjashme sikurse gripi i derrave në vitin 2009 – që mbyti afro 300 mijë dhe infektoi miliona.

Rrumbullakët me ngjyrë të kuqe regjistrojnë rastet me coronavirus dhe vdekjet anembanë globit, duke përdorur pajisje speciale. Me vetëm një klikim në ikonë, përdoruesit mund të informohen për gjithçka që janë të ndara me kategori dhe ngjyra që sinjalizojnë shkallën e rrezikut.

Coronavirusi ka infektuar më shumë njerëz në më shumë vende të botës për dallim nga Ebola dhe ky fakt shfaqet edhe në harta – por nëse krahasohet me numrin e viktimave është shumë larg.

Në vitin 2016 kishin humbur jetën më shumë se 11.300 dhe 28.600 tjerë ishin infektuar – ku përqindja e vdekjeve kishte arritur në 40 për qind. E coronavirusi ka mbytur vetëm 2 për qind të njerëzve që janë infektuar.

Pandemia e gripit të derrave vlerësohet se kishte infektuar 20 për qind të popullatës në mbarë globin gjatë një regjistrimi të bërë në vitin 2009, ku humbën jetën 284.500 persona.

Derisa zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se epidemia mund të ketë arritur “kulmin” në Kinë, por ajo do të vazhdojë të përkeqësohet në pjesë tjera të botës. /Telegrafi/