LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Votat e diasporës janë të sigurta, Demokracia Plus: Më mirë të ruheshin në QNR

KQZ: Votat e diasporës janë të sigurta, Demokracia Plus: Më mirë të ruheshin në QNR

Votat e qytetarëve nga diaspora janë dërguar në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës. Sipas KQZ-së,  ato vota janë të sigurta sepse janë nën përkujdesjen e Policisë së Kosovës.

Votat të cilat kanë ardhur nga diaspora janë vendosur në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky sistemim është bërë për arsye se KQZ-ja, nuk ka hapësirë në objektin e punës.


Pavarësisht lokacionit, ku janë vendosur kutitë, KQZ-ja ka siguruar se ato vota janë të sigurta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se votat janë përkujdesje të Policisë së Kosovës.

“Duhet ta kemi parasysh se në mungesë të hapësirës së mjaftueshme, KQZ është i detyruar të marrë hapësira të tjera në shfrytëzim. Policia e Kosovës është në ruajtje të kësaj dhome të veçantë ku janë të vendosura pakot me fletëvotime të cilat vijnë nga jashtë vendit”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Valmir Elezi.

E Valmir Ismaili nga Demokracia Plus tha se zgjidhje më e mirë për vendosjen kutive që kanë ardhur nga diaspora, do të ishte Qendra për Numrimin e Rezultateve, përcjell Telegrafi.

“Duke pasur parasysh se ato qëndrojnë vetëm si zarfa, derisa të gjitha verifikimet tjera kryhen në KQZ, atëherë ato mund të konsiderohen se janë në një vend të sigurt. Megjithatë duke pasur parasysh se në përgjithësi procesi i votimit nga jashtë është lehtë i cenueshëm do të ishte mirë që KQZ-ja këto zarfa t’i dërgonte në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, deklaroi Valmir Ismaili.

KQZ: Nga diaspora kanë arritur rreth 6 mijë pako të supozuara me fletëvotime
Lexo po ashtu KQZ: Nga diaspora kanë arritur rreth 6 mijë pako të supozuara me fletëvotime

Përndryshe, votat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në mërgatë, pranohen nga KQZ deri më datën 5 tetor. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina
Kalo në kategori