LAJMI I FUNDIT:

KQZ shpalli rezultatet preliminare të balotazhit: LDK fiton Prishtinën, PDK Prizrenin, LVV Gjilanin e AAK Gjakovën

KQZ shpalli rezultatet preliminare të balotazhit: LDK fiton Prishtinën, PDK Prizrenin, LVV Gjilanin e AAK Gjakovën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas më shumë se tri orëve nga mbyllja e vendvotimeve, ka shpallur rezultatet preliminare të garës së balotazhit për 21 komuna të Kosovës.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se procesi i numërimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave ka përfunduar. Ai tha se materiali zgjedhor i vendvotimeve do të kthehet në KKZ e më pas në QNR.


Më këtë raund të zgjedhjeve LVV, ka fituar në katër komuna, aq sa kanë fituar edhe PDK e LDK, derisa AAK ka fituar në tri komuna.

Në disa komuna rezultati është i ngushtë dhe votat e diasporës dhe ato me kusht mund të ndryshojnë rezultatin.

Në Prishtinë ka fituar Përparim Rama me 40.659 vota ose 51.07 për qind.

Në Prizren ka fituar Shaqir Totaj i PDK-së me 27.017 vota ose 51.01 për qind.

Në Gjilan ka fituar Alban Hyseni i VV-së me 21.374 vota ose 51.03 për qind.

Komunën e Gjakovës e ka fituar Ardian Gjini i AAK-së me 20.254 vota ose 50.06 për qind të votave.

Në Podujevë ka fituar Shpejtim Bulliqi me 20.282 vota ose 51.84 për qind.

Në Gllogoc ka fituar Ramiz Lladrovci me 11.572 vota ose 54.14 për qind.

Në Dragash prin Shaban Shabani i PDK-së me 5.648 vota ose 50.21 për qind.

Istogun e ka fituar Ilir Ferati me 9.503 vota ose 56.20 për qind.

Në Kaçanik ka fituar Besim Ilazi i PDK-së me 7.184 vota ose 53.20 për qind.

Në Klinë ka fituar Zenun Elezaj i AAK-së me 7866 vota.

Në Fushë-Kosovë ka fituar Burim Berisha me 7864 vota ose 66.04 për qind.

Në Kamenicë ka fituar Kadri Rahimaj me 8040 vota ose 53.11 për qind.

Në Obiliq ka fituar Xhafer Gashi me 6414 vota ose 61.41 për qind.

Rahovecin e ka marrë Smajl Latifi i AAK-së me 11.445 vota ose 63.32 për qind.

Në Shtime ka fituar Qemajl Aliu i VV-së me 6920 ose 50.71 për qind të votave.

Në Viti ka fituar Sokol Haliti me 8.684 vota ose 51.48 për qind.

Vushtrrinë e ka fituar Ferit Idrizi i PDK-së me 13.181 vota ose 53.13 për qind.

Në Malishevë ka fituar Ekrem Kastrati me 10.394 vota ose 53.19 për qind.

Junikun e ka marrë Ruzhdi Shehu me 1.199 vota ose 50.61 për qind.

Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniqi me 1580 vota ose 63.38 për qind.

Dhe në Kllokot ka fituar Vladan Bogdanoviq me 1021 vota ose 55.13 për qind.

Ditëve në vijim pritet të numërohen votat me postë dhe ato me kusht.

Sipas KQZ-së pesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.

Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori