LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Së shpejti fillon numërimi i votave me kusht dhe me postë

KQZ: Së shpejti fillon numërimi i votave me kusht dhe me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pas përmbylljes së suksesshme të procesit të votimit, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar puna sipas detyrimeve ligjore.

“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke u pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat, sipas procedurave të parapara. Deri më tani, materiali i ndjeshëm zgjedhor është pranuar nga pjesa më e madhe e këtyre komunave”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.


Më tej në njoftim theksohet se pas pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor, sipas procedurave, është duke u bërë edhe skanimi i Listës Përfundimtare të Votuesve e cila është përdorur në Vendvotime si dhe do të bëhet skanimi i Formularëve të Rezultateve të krijuara në Vendvotim.

“Pas kësaj, sikurse në të kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në web-faqe kopjet e skanuara të këtyre formularëve, me qëllim që kandidatët dhe qytetarët të mund të shohin rezultatin e secilit Vendvotim.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një raport të detajuar lidhur me numrin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta; dhe votave përmes postës.

Në QNR është duke u punuar me kapacitete të plota dhe KQZ-ja është e përkushtuar që brenda pak ditësh të fillojë me numërimin e këtyre votave për të proceduar më tej drejt shpalljes së Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe nga rivotimi për Kryetar të Komunës së Parteshit”, thuhet më tej në njoftim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim të transparencës do të njoftojë me kohë mediat dhe vëzhguesit për fillimin e numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës – në mënyrë që të mund ta përcjellin nga afër këtë proces.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve falënderon edhe një herë qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor si dhe subjektet politike e kandidatët e tyre për procesin e djeshëm zgjedhor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori