LAJMI I FUNDIT:

KQZ rrit shumën e përkrahjes për partitë parlamentare, 15 subjekte përfitojnë rreth 5 milionë euro

KQZ rrit shumën e përkrahjes për partitë parlamentare, 15 subjekte përfitojnë rreth 5 milionë euro
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme 4 milionë e 800 mijë euro.


Nga kjo shumë, subjektit më të madh politik në vend, Vetëvendosjes iu kanë ndarë 2 milionë e 280 mijë euro, PDK-së 760 mijë euro, LDK-së 640 mijë euro, Listës Serbe 360 mijë euro dhe AAK 320 mijë.