LAJMI I FUNDIT:

KQZ me plan operativ për zgjedhjet në Gllogoc

KQZ me plan operativ për zgjedhjet në Gllogoc

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës, ku përveç tjerash do të miratojë plani operacional për zgjedhjet për kryetar komune në Gllogoc, që do të mbahen më datën 04 dhjetor.

Sipas një njoftimi të KQZ-së, pas fjalës hyrëse nga Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së, pastaj do të shqyrtohet rekomandimet për regjistrimin e iniciativës politike “Napredna Snaga Kosova – NSK’’ dhe kërkesa për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendi Komunal në Gllogocit, si dhe miratimi i dokumentit “Analiza lidhur me zbatimin e projektit për votuesit e verbër”.


Po ashtu, do të miratohet strategjia e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Gllogoc,

Raporti “Analiza e krijimit të listës së votuesve dhe votave me kusht për Zgjidhjet për Kuvendin e Kosovës 2014”, si dhe plani operacional për zgjedhjet për kryetar komune në Gllogoc, që do të mbahen më datën 04 dhjetor.