LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja ua mundëson votimin edhe personave të infektuar me COVID-19 në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

KQZ-ja ua mundëson votimin edhe personave të infektuar me COVID-19 në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, krahas përgatitjeve teknike për organizimin e zgjedhjeve për kryetar në dy komunat, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut është duke u përgatitur për të zbatuar masat e ndryshme që lidhen me mbrojtjen e shëndetit gjatë procesit zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se duke u mbështetur në rekomandimet profesionale shëndetësore, KQZ-ja ka miratuar  udhëzimin për regjistrimin dhe votimin e personave të infektuar me COVID-19 dhe që janë në vetizolim, e të cilët nuk do të munden të shkojnë në vendvotimin e tyre, sepse janë në karatinë shtëpiake.


Elezi sqaroi se KQZ-ja pasi të pranojë listën e personave të infektuar më COVID-19 dhe atyre që iu është caktuar masa e izolimit do t’i kontaktojë përmes telefonit dhe do t’i njoftojë për mundësinë e votimit përmes Ekipit Lëvizës të KQZ-së, i cili do të dërgohet në ditën e zgjedhjeve në adresën e votuesit.

“Udhëzimi i miratuar nga KQZ-ja përcakton të gjitha detajet, duke filluar nga identifikimi, konfirmimi dhe mënyra e votimit të votuesve të cilët për shkak të testit pozitiv janë në karantinë shtëpiake dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetizolimit. KQZ-ja pasi të pranojë listën e këtyre personave, do t’i kontaktojë përmes telefonit dhe do t’i njoftojë për mundësinë e votimit përmes Ekipit Lëvizës të KQZ-së, i cili do të dërgohet në ditën e zgjedhjeve në adresën e votuesit. Gjithashtu, përmes Udhëzimit janë përcaktuar edhe masat mbrojtëse të cilat duhet të zbatohen nga votuesit dhe nga Anëtarët e Ekipit Lëvizës”, ka thënë ai.

Gjithashtu Elezi tha se KQZ-ja ka miratuar edhe afatin për identifikimin dhe konfirmimin për votuesit nga kjo kategori.

Sipas vendimit të KQZ-së, siç tha Elezi ky afat është nga data 15 nëntor deri më 26 nëntor 2020.

“Ditë më parë, KQZ-ja ka miratuar edhe udhëzimin për votimin e personave të cilët për shkak të testit pozitiv me COVID-19 janë në karantinë shtëpiake dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetizolimit. Në lidhje me këtë çështje, KQZ miratoi edhe afatin për identifikimin dhe konfirmimin për votuesit nga kjo kategori. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat është nga data 15 nëntor deri më 26 nëntor 2020.

Ndryshe, në dy komunat Podujevë dhe Mitrovicë veriore ka filluar zyrtarisht fushata për partitë politike të cilët garojnë me kandidatin e tyre për të zgjedhur të parin e vendit, më 29 nëntor (e diel). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori