LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja, pa mandat

KQZ-ja, pa mandat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej të kishte përbërje të re që nga muaji shtator, megjithatë ende nuk dihet se kur do të emërohen përfaqësuesit e rinj.

Kryesuesja dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tashmë janë pa mandat, ndërkohë presidenti i vendit Hashim Thaçi ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.


Sipas Ligjit për Zgjedhjet, emërimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së është dashur të bëhet më së voni në fillim të muajit shtator, por për shkak se vendi po hynte në procesin e zgjedhjeve lokale presidenti Hashim Thaçi ua kishte vazhduar mandatin edhe për 90 ditë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Megjithatë, emërimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së nuk është bërë, ndërkohë që nuk dihen arsyet. Gazeta “Zëri” ka kërkuar sqarime nga Zyra e Presidentit, por nuk ka marrë përgjigje.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) duhet t’i ketë dy përfaqësues në KQZ, sikur që edhe “Vetëvendosja” dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa duhet t’i kenë nga dy përfaqësues.

Por, burime të “Zërit” bëjnë të ditur se presidenti Thaçi kohë më parë ka planifikuar që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nëse koalicioni PAN duhet t’i ketë vetëm dy përfaqësues apo nëse pas formimit të Grupit Parlamentar të AAK-së dhe atij të Nismës duhet që PDK-së, AAK-së dhe Nismës t’u ndahet nga një vend në KQZ.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori