LAJMI I FUNDIT:

KPK jep sqarim për emërimin e ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

KPK jep sqarim për emërimin e ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë
Foto: Arkiv

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka dhënë një sqarim lidhur me deklaratat e publikuara në media të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, për emërimin e Prokurorit Kujtim Munishi si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës hedh poshtë poshtë pretendimet për kontestimin e Vendimit KPK/nr.377/2019, të datës 7 qershor 2019, nga ish-Zëvendësi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, për emërimin e Prokurorit Kujtim Munishi si Ushtrues të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Bazuar në legjislacionin në fuqi, pozita e ish-Zëvendëskryeprokurorit është pozitë që nuk është e paraparë me Ligj, mirëpo Këshilli me rregullore e ka përcaktuar një pozitë të tillë, të cilën e ka lënë në kompetencë të çdo kryeprokurori, që në rast se e konsideron të nevojshme të caktojë zëvendësin e tij. Për caktimin e zëvendës kryeprokurorit nuk ka procedurë të përcaktuar, mirëpo është në diskrecionin e plotë të kryeprokurorit që të vendosë për caktimin e një prokurori si zëvendës në rastet kur ai mungon, me qëllim që t’ua lehtësojë kryeprokurorëve menaxhimin e prokurorisë dhe asgjë me tepër”, thuhet në njoftim.

IKD: KPK shpërblen prokurorin Kujtim Munishin i cili mbylli hetimin për Aleksandër Lumezin
Lexo po ashtu IKD: KPK shpërblen prokurorin Kujtim Munishin i cili mbylli hetimin për Aleksandër Lumezin

Ndër të tjera në njoftim theksohet se në këtë kontekst, Zëvendësi i Kryeprokurorit nuk mund të zgjidhet me automatizëm si ushtrues detyre pa vendimin e Këshillit Prokurorial, si autoritet kompetent, ngaqë sipas KPK-së mandati i zëvendësve përfundon me përfundimin e mandatit të Kryeprokurorit, i cili e ka caktuar.

“Përtej kësaj, në nenin 4 të Rregullores nr.08/2016 për emërimin e kryeprokurorëve janë të përcaktuara kriteret që duhet t’i plotësojnë kandidatët për kryeprokuror të prokurorisë themelore, siç janë: kandidati për kryeprokuror duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme si në vijim: të jetë prokuror me mandat të përhershëm, të mos ketë të ngritur aktakuzë apo të mos jetë i dënuar për vepër penale, me përjashtim të kundërvajtjes, të ketë vlerësim pozitiv të performancës dhe të ketë reputacion të lartë profesional, personal dhe integritet moral”, thuhet në njoftim.

KPK vlerëson se bazuar në kriteret e lartcekura, Berisha nuk i plotësonte kushtet për t’u emëruar Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ngaqë i ka të shqiptuara dy masa disiplinore, e jo një, siç ka thënë Berisha.

“Këto masa janë: Qortim, i shqiptuar në vitin 2016 dhe Qortim me ndërmarrje të veprimeve korrigjuese, i shqiptuar në vitin 2017, masa këto, të cilat nuk vjetërsohen sipas akteve juridike, mbi të cilat janë shqiptuar. Pra, ndaj prokurorit Berisha janë shqiptuar dy masa disiplinore brenda periudhës njëvjeçare, argumente këto, të cilat ia kanë pamundësuar caktimin e tij në pozitën përkatëse, kështu që në asnjë rrethanë, Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka vepruar me ndonjë tendencë, por vetëm duke u bazuar në kuadrin ligjor që rregullon këto procedura”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori