LAJMI I FUNDIT:

KPK-GIZ, marrëveshje për fuqizimin e mekanizmave të Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave

KPK-GIZ, marrëveshje për fuqizimin e mekanizmave të Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Menaxherin i Projektit për Reformë Juridike dhe Administrative të Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Karl Weber.

Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes KPK-së dhe GIZ-it për mbështetjen e projektit të menaxhimit të rasteve në Zyrën për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave (ZMNV), i cili ka për qëllim zhvillimin dhe implementimin e një sistemi elektronik, i cili menaxhon të gjitha rastet dhe do të ketë mundësi të lehtësimit të komunikimit dhe ndërlidhjes me sisteme të institucioneve të tjera.

Hyseni ka falënderuar menaxherin Weber për angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e mekanizmave të ndryshëm të sistemit prokurorial, duke thënë se zbatimi i sistemit nga stafi i ZMNV-së do të jetë obligues, me ç’rast KPK-ja do t’i kryejë të gjitha obligimet e përcaktuar në këtë memorandum.


Nga ana tjetër, Weber, ka thënë se organizata që përfaqëson do të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e sistemit elektronik, si dhe trajnimin e stafit për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e sistemit deri në implementimin e plotë të tij.

KPK-ja dhe GIZ-i do të monitorojnë bashkërisht aktivitetet e projektit deri në finalizimin e tij përmes një grupi punues, monitorim ky, i cili do të vazhdojë deri në implementimin e planifikuar të këtij projekti – më 31 mars 2021. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori