LAJMI I FUNDIT:

114 persona kanë humbur jetën në 106 aksidente në periudhën janar-nëntor të këtij viti në Maqedoni

114 persona kanë humbur jetën në 106 aksidente në periudhën janar-nëntor të këtij viti në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Gjatë këtij viti që po përfundon deri në nëntor, në rrugët e Maqedonisë kanë ndodhur gjithsej 106 aksidente trafiku me pasoja fatale, në të cilat kanë humbur jetën 114 persona, njoftoi kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr), Gordana Kozhuvarovska, në një konferencë për media.

Ajo ka theksuar se ka një rënie të numrit të aksidenteve në komunikacion me fatalitet krahasuar me vitin paraprak 2022, në të cilin kanë ndodhur gjithsej 109 aksidente trafiku me 116 viktima.


“Siguria në komunikacion është e domosdoshme për të gjitha subjektet në fushën e komunikacionit, por është e rëndësishme edhe për çdo person sepse secili është pjesëmarrës në komunikacion në mënyrën e vet. Çdo ditë jemi dëshmitarë të një numri të madh aksidentesh në komunikacion që shpeshherë kanë pasoja të padëshiruara. Fatkeqësisht, ende nuk mund të themi se kultura e komunikacionit dhe etika në komunikacion janë në nivel të kënaqshëm”, tha Kozhuvarovska.

Në sferën e parandalimit, Kozhuvarovska thotë se është thelbësore të punohet në ngritjen e vetëdijes së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, si dhe në ndërtimin e një sistemi të vlerave sociale në të cilin siguria dhe etika në komunikacion do të zënë vendin e duhur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori