Kovaçevski tregon emrat e qeverisë së re, sot i dorëzon në Kuvend

Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së kryesisë së LSDM-së, ka konfirmuar emrat e funksionarëve të rinj të LSDM-së që do të jenë pjesë e qeverisë së re.
Spasovski sërish është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme, si dhe Fatmir Bytyqi për zv.kryeministër i Çështjeve Ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më poshtë i keni emrat e LSDM-së që janë propozuar për qeverinë e re:
Zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit – Sllavica Gërkovska Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane – Bojan Mariçiq Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoja Boçvarski Ministër për Punë dhe Politikë Sociale – Jovana Trençevska Ministër i Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski Ministër i Kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska Ministër i Bujqësisë – Lupço Nikollovski.
Sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, do ta propozojë në Kuvend kabinetin e ri dhe programin qeveritar.
Ndërsa seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet më datën 15-16 kur edhe në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri.
Më 17 janar, Qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski si kryeministër do të nisë zyrtarisht punën./Telegrafi/


















































