LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski thotë se në Kuvend ka deputet që vjen nga UDB-ja

Kovaçevski thotë se në Kuvend ka deputet që vjen nga UDB-ja

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D, por edhe të rrugës Tetovë-Prizren tha se në Kuvendin e RMV-së ka deputet të moshuar që vjen nga radhët e UDB-së.

Kovaçevski tha se të njëjtit kanë ndërtuar karrierë duke promovuar largimin e vendit nga Bashkimi Evropian si dhe nga qasja për të shkaktuar zënka mes shteteve në rajon.


“Mua aspak nuk më befason, kur shoh politikanë 80 vjeç në shtetin tonë dhe në shtetet fqinje, që ende e përfaqësojnë atë koncept, të mos ndërtohen korridore dhe të ketë zënka mes shteteve, pse, sepse ata kështu e kanë ndërtuar karrierën e tyre”.

“Ju e keni një deputet në Kuvendin tonë që vjen nga UDB-a. Çfarë qëndrimesh pritni nga ai? Se ai e sheh shtetin në BE? Si mund që ai ta sheh shtetin ën BE? Ai ka ndërtuar karrierë duke krijuar konflikte për shtetin me të gjithë fqinjët. E ju tani pritni nga ai që ta çojë shtetin në BE? Kjo nuk mundet të ndodhë”, deklaroi Kovaçevski./Telegrafi/