LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski për lirinë e mediave: Maqedonia e Veriut renditet më mirë në rajon

Kovaçevski për lirinë e mediave: Maqedonia e Veriut renditet më mirë në rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka reaguar pas publikimit të indeksit të lirisë së mediave.

Kovaçevski thotë se Maqedonia e Veriut është shteti më mirë i renditur në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtë vit, Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, e shënojmë si vend i cili ka arritur progres të jashtëzakonshëm në listën e “Reporterë pa kufij”. Sipas indeksit për liri të mediave, i cili është publikuar në raportin për vitin 2022, Maqedonia e Veriut shënon rritje prej 33 vendeve, gjegjësisht nga vendi 90 në vendin e 57-të. Kjo renditje e re e pozicionon shtetin tonë në mesin e më mirë të vlerësuarave në rajon”, shkroi në Facebook kryeministri Dimitar Kovaçevski.


Ai iu shprehu falënderim gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, për, siç thuhet, përkushtimin e tyre në punë dhe i porosit që të vazhdojnë me profesionalizim ta punojnë punën e tyre.

Reporterët pa kufij: Maqedonia e Veriut në vendin e 57-të për nga liria e mediave për vitin 2022
Lexo po ashtu Reporterët pa kufij: Maqedonia e Veriut në vendin e 57-të për nga liria e mediave për vitin 2022

“Jo shumë kohë më parë dëshmuam se liria e rrezikuar e mediave është hapi i parë drejt sundimit autokratik dhe të gjitha pasojat negative të menaxhimit të tillë. Qeveria e LSDM-së gjatë pesë viteve të kaluara tregoi kapacitet dhe respekt jashtëzakonisht demokratik drejt mediave dhe punonjësve mediatikë, duke e mohuar lirinë e shprehjes si e drejtë dhe vlerë kyçe në shoqëri”, shkruan Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori