LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: OBRM-PDUKM nuk mundet ti përmirësojë dëmet nga testimi i jashtëm

Kovaçevski: OBRM-PDUKM nuk mundet ti përmirësojë dëmet nga testimi i jashtëm

„Pas të gjithë pasojave të dëmshme të cilat ia shkaktoi arsimit me testimin e jashtëm, OBRM-PDUKM filloi të zmbrapset. Me zgjidhjet e reja nuk dëshiron dhe nuk mund ti përmirësojë dëmet e shkaktuara. Vetëm përpiqet ti zbut pasojat për rejtingun partiak. Vendimet me të cilat ndryshohet termini i zbatimit të testimit të jashtëm dhe zgjidhja e çuditshme që notat e këtij testimi mos të hyjnë në suksesin e përgjithshëm janë vetëm fshehje e problemit“, ka deklaruar sot Vasko Kovaçevski, deputet i LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai po ashtu ka hedhur kritika edhe ndaj ndryshimeve të shpeshta ligjore që u bëhen ligjeve që kanë të bëjnë me arsimin në Maqedoni.


“Që turpi të jetë i plotë, kur bëhet fjalë për arsimin, OBRM-PDUKM dhe koalicioni vendosin që me ndërhyrje përmes amendamenteve ta korrigjojnë ligjin të cilën e sollën para shtatë ditësh të paplota për themelimin e Universitetit „Damjan Gruev“, po madje edhe ligjin me të cilin e themeluan Akademinë për arsimtarë”, ka thënë Kovaçevski./Telegrafi/