Kourtney Kardashian pozon nudo në ditëlindjen e saj të 39-të, nëna e tre fëmijëve rrëmben vëmendjen me linjat

Vetëm dy ditë më parë ajo festoi ditëlindjen e saj të 39-të.
Kourtney Kardashian provoi se mosha nuk po e bënte atë më pak seksi, me setin e saj të fundit fotografik të realizuar për V Magazine, botuar të premten në internet.

Në fotografitë për këtë revistë, nëna e të tre fëmijëve i lë pak vend imagjinatës, duke treguar trupin e saj të lyer në bronz, ndërsa mbante një xhaketë të kuqe në shpatullën e saj.
Megjithëse Kourtney mbulonte gjoksin e saj me një krah të vendosur në vend të reçipetave.

Kourtney ka qenë në lidhje me modelin 24-vjeçar Younes Bendjima që prej verës së kaluar, ndërsa i kanë dhënë fund lidhjes këtë vit.
"Motrat e mia dhe unë jemi të njohur për mënyrën se si e përdorim kozmetikën në pamjen tonë", shpjegoi Kardashian, e cila fotografitë i ka realizuar për reklamat më të reja të linjave të saj të kozmetikës.

Ndërsa Kourtney po bën rrugën e saj në biznesin e makijazhit, ajo po mbyll një kapitull të karrierës së saj të modës.
Motrat Kardashian njoftuan se do të mbyllin të gjitha dyqanet e tyre të modës DASH, të enjten. /Telegrafi/


























































