Kourtney Kardashian tërboi rrjetin me fotografitë e reja.

40-vjeçarja u rikthye sërish në qendër të vëmendjes me fotosesionin e ri nudo, që realizoi ekskluzivisht për revistën "GQ Mexico".


Ajo nuk i la aspak vend imagjinatës, duke mbuluar gjinjtë e saj me vetëm një dorë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

kim1 2

Kourtney mori një pamje vërtet joshëse, ndërsa u shfaq nudo duke vënë në pah linjat e saj atraktive.

Fotografitë janë realizuar nga fotografi Michael Schwartz në atë që duket të jetë një rezidencë moderne.

kim2 2

Imazhet ishin befasuese, duke dëshmuar se Kourtney di të jetë po aq 'përvëluese' sa motra e saj më e famshme, Kim Kardashian.

Dhe Kourtney Kardashian iu dha një dhuratë të hershme të Krishtlindjes tifozëve të saj: tri fotografi krejtësisht të zhveshura.

kim3 2

Kourtney, e cila dikur ishte në lidhje me Scott Disick, ka punuar pa ndërprerje që kur ishte adoleshente.

Ajo shpesh thotë se ajo djeg qindra kalori në palestrën e saj para se të fillojë ditën. /Telegrafi/

kim4 1

kim5 1