LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian ka ndarë recetën për picën dietale pa gluten

Kourtney Kardashian ka ndarë recetën për picën dietale pa gluten

Kourtney sërish është në keto-dietë, ndërsa tani me ndjekësit e saj ka ndarë recetën e saj të parapëlqyer

Dyzetvjeçarja e adhuron picën, derisa është në dietë nuk është arsye të mos vazhdojë ta konsumojë vetëm se paksa në një mënyrë më ndryshe, transmeton Telegrafi.


Në ueb-sajtin e vet Poosh ka ndarë recetën për picë pa gluten për të cilën nevojiten 40 deri 45 minuta ta gatuani.

Shikoni recetën për picë të Koyrtney Kardashianit, së cilës ia ka borxh linjën e përsosur pas tri shtatzënive:

Për kore:

– 2 filxhanë lulelakër të grirë në rende;
– 2 filxhanë parmezan;
– 1 vezë;
– 1 lugë e vogël hudhër pluhur;
– 1 lugë e vogël shafran;
– pak kripë.

Përbërësit për picë:

– 1 filxhan mozzarellatë grirë;
– 1 filxhan djathë ‘cheddar’;
– gjysmë filxhani borzilok;
– spec i freskët;
– vaj ulliri;
– disa fletë borziloku për zbukurim.

View this post on Instagram

A post shared by Poosh (@poosh) on Jul 22, 2019 at 6:04pm PDT

Përgatitja:

1. Nxehni furrën në 200 gradë Celsius.

2. Fërgoni lulelakrën pesë deri dhjetë minuta dhe shtoni kripën.

3. Qiteni lulelakrën në enë.

4. Shtoni parmezamin, vezën, hudhrën, shafranin dhe përzieni mirë.

5. Formoni brumin në formën e dëshiruar të kores. Lulelakra të jetë mirë e integruar në tretje.

6. Piqeni koren në 200 gradë celsius rreth 20 minuta.

7. Nxirreni koren nga furra dhe shtoi djathërat dhe borzilokun dhe futeni në furrë edhe pesë deri shtatë minuta derisa djathi të shkrihet.

8. Sërish nxirreni nga furra dhe shtoni fletët e borzilokut, spërkateni pak me vaj ulliri dhe zbukurojeni me spec të freskët.

9. Servireni dhe kënaquni.

/Telegrafi/