Edhe në MTV VMAs 2021, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, kanë marrë vëmendje me paraqitjen e tyre në evenimentin madhështor.

Çifti bëri debutimin në tapetin e kuq të dielën para ngjarjes së ndarjes së çmimeve në Barclays Center në Brooklyn.


Kardashian, 42 vjeçe dhe Barker, 45 vjeç, nuk mund t'i mbanin duart ose buzët larg njëri-tjetrit deriza pozonin për fotografët - ashtu si miqtë e tyre, Machine Gun Kelly dhe Megan Fox.

Travis Barker Kourtney Kardashian kiss vma 2021 Kourtney Kardashian dhe Travis Scott (Foto: Noam Galai)

Bateristi i “Blink-182” mbante një kostum të zi pa një këmishë nën, duke vënë në fokus tatuazhet e tij të shumta, derisa ylli i "Keeping Up ëith the Kardashians" mbante një fustan lëkure të zi.

Kourtney së pari ngacmoi imagjinatën me një fustan të Dolce&Gabbana të veshur nga Britney Spears në 2001.

Ajo dhe Travis bënë për herë të parë publike romancën e tyre në janar të këtij viti.

rs  210912170735 1200 Travis Barker Kourtney Kardashian mp Kourtney Kardashian dhe Travis Scott (Foto: Noam Galai)

Përderisa çiftit nuk i intereson se çfarë mendojnë fansat, është e paqartë se çfarë mendojnë fëmijët e tyre.

Kardashian ka tre fëmijë me ish-të dashurin Scott Disick: djalin 11-vjeçar Mason, vajzën 9-vjeçare Penelope dhe djalin 6-vjeçar Reign.

Barker dhe ish-gruaja, Shanna Moakler, kanë dy fëmijë: djalin 17-vjeçar Landon dhe vajzën 15-vjeçare Alabama. /Telegrafi/

f Kourtney Kardashian dhe Travis Scott (Foto: Getty Images)

kourtney kardashian britney spears 1 Kourtney dhe Britney me të njëjtën veshje në MTV VMAs (Foto: Getty Images)