LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Opozitat e të dyja vendeve përdorin gjuhë të urrejtjes

Kotzias: Opozitat e të dyja vendeve përdorin gjuhë të urrejtjes

“Demokracia e Re” dhe OBRM-PDUKM-ja ushqehen me problemet, kurse ne me zgjidhjet, opozitat në dyja vendet përdorin gjuhë të urrejtjes”, thotë shefi i diplomacisë greke.

Nikos Kotzias, për gazetën javore greke, duke folur për reagimet e dy vendeve, thotë se ajo çka është shqetësuese nuk është mosmarrëveshja rreth marrëveshjes “sepse nga njëra pikë vështrimi, ajo është normale”, por është i shqetësuar për atë se ku do ta çojë vendin “përhapja dhe legalizimi i gjuhës së urrejtjes të së djathtës ekstreme’.


“Opozita në të dyja vendet është opozitë që përdor gjuhë të urrejtjes. E përkëdhelin urrejtjen politike në të gjitha dimenzionet: si në brenda, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore. “Demokracia e re e refuzon marrëveshjen se sipas tyre gjithçka i kemi dhënë Shkupit. Ivanov dhe partia e tij nuk e ratifikojnë sepse, vendi i tyre është nënçmuar nga Greqia. Nëse ndërlidhet e gjithë kjo, lehtësish mund të konkludohet se në të dyja vendet bëhet fjalë për parti që ushqehen me këtë retorikë, me moszgjidhjen e problemeve, me jo aktivitetin”, thotë shefi i diplomacisë Greke duke drejtuar mesazh për të gjithë qytetarët e Greqisë, që nuk pajtohen me marrëveshjen “që ta lexojnë dhe ta analizojnë mirë” dhe do ta shohin se “a janë reale rreziqet për të cilat thirret opozita”.

Nikos Kotzias edhe një herë e përsërit se cilat janë hapat e të dyja vendeve sipas marrëveshjes, që më pastaj “bashkërisht të ballafaqohemi me urrejtjen, sepse duam të jetojmë në paqe me popullin e shtetit verior”.

Kotzias shton se pjesa më e rëndë e marrëveshjes ka qenë çështja kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqeodni.

“Momenti më i rëndë ishte kur mbaruam me bisedimet, por nuk e shihnin të gjithë ashtu. Ishte rëndë t’i bind BE-në dhe KB-ja, që në fund ndodhi, të mos lejojmë ne që të gjejmë agjendën dhe zgjidhjet. Sepse, sa më shumë janë të përfshirë me deklarata të ndryshme apo qëllim të mirë, aq rëndë ishin bisedimet. Për fat, KB-ja ndihmoi në rolin e tyre, dhe të gjithë tjerët mbetën jashtë bisedimeve. Pika më e rëndë në bisedime ishte çështja e ndryshimeve kushtetuese”, thotë Kotziasi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori