LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Marrëveshja nuk është humbje ose fitim, është kompromis

Kotzias: Marrëveshja nuk është humbje ose fitim, është kompromis

Shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias, në fjalimin e tij në fund të konferencës për aspektet juridike të marrëveshjes për emrin me Maqedoninë, tha se marrëveshjet ndërshtetërore janë rezultat i kompromisit. Ai tha se marrëveshja është në të mirë të të dy vendeve.

Kotzias duke analizuar zgjidhjen mes Shkupit dhe Athinës, tha se që nga koha e Kontantinos Karamanlis deri sot, tre çështje janë diskutuar në bisedime: emri, kufijtë dhe ekzistimi ose jo i pakicave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Më pyetni nëse më pëlqen Maqedonia Veriore. Jo. Unë do doja të quhen Alaska Veriore, por tanimë kishte pajtim për emër të ngjitur që do ta përmbante termin Maqedonia. Ky term ka ekzistuar me dekada në bisedime dhe mendoj se është joetike ata që thonë se nuk duhet të jetë termi Maqedonia”, tha mes tjerash Kotzias.

Ai kritikoi ata që janë kundër marrëveshjes, duke shtuar se në Greqi ka dy lloje të politikanëve: ata që duan zgjidhje dhe ata që janë kundër zgjidhjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori