LAJMI I FUNDIT:

Kostoja e zhvendosjes 500 milionëshe për secilën bankë

Kostoja e zhvendosjes 500 milionëshe për secilën bankë

Bankat në Mbretërinë e Bashkuar të zhvendosin mijëra punonjës jashtë vendit, projektohet të përballen me një faturë prej 500 milionë dollarë për secilën.

Kostot për huadhënësit po rriten ndërsa po bëhet më e vështirë se sa u vlerësua më parë për të zhvendosur punonjësit nga Londra dhe ndërkohë që destinacionet si Dublini, Parisi dhe Frankfurti kanë mungesë bankierësh me eksperiencën e britanikëve.


Sipas firmës së shërbimeve financiare, Price waterhouse Coopers (PwC), nuk ka mjaftueshëm punonjës të kualifikuar në tregjet lokalë të Bashkimit Europian, për t’u përshtatur me nevojat e bankave, e për rrjedhojë do të duhet zhvendosja e kushtueshme e stafit.

Huadhënësit do të duhet të mbështeten te paketat e kushtueshme të zhvendosjes si strehimi, kostot e shkollave private dhe premtime të tjera për të bindur londinezët që të largohen.

Sipas PwC, dikush që ka të ardhura prej 1 milion paund në Mbretërinë e Bashkuar, mund të kushtojë rreth 1.5 milion paund në Paris apo Frankfurt, pas zbritjes së ndonjë rritje të taksës ndaj të ardhurave apo shpenzimeve të tjera.

Rivendosja e mijëra punonjësve në zyra të reja në Bashkimin Europian deri në Prill të 2019-ës, mund të shtojë rreth 100 milionë dollarë vetëm në shpenzime për personelin, duke përjashtuar shpenzimet e ligjore, teknologjikë dhe kapitale që lidhen me krijimin e një njësie.

Ndërsa pak banka kanë ofruar projeksione për kostot e tyre, huadhënësi më i madh britanik e europian HSBC, deklaroi se përballet me një faturë prej rreth 300 milionë dollarë, për të transferuar 1,000 punonjës në Paris, ku ka një filial të licencuar.

Ndërsa negociatat për të marrëdhëniet e ardhshme tregtare mes vendeve kanë ngecur, alternativat për firmat e shërbimeve financiare në Britani po zvogëlohen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori