LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Është gënjeshtër se Serbia ka ndërtuar Qendër Klinike sikur e jona me shumë më të vogël

Kostadinov: Është gënjeshtër se Serbia ka ndërtuar Qendër Klinike sikur e jona me shumë më të vogël

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp tha se deklarimet se në Serbi është ndërtuar Qendër Klinike e njëjtë me më pak para është gënjeshtër dhe përpjekje për të manipuluar opinionin.

“Qendra Klinike në Beograd është vetëm një objekt, kullë e ndërtuar më herët që tani është mbyllur dhe pajisur. Qendra Klinike në Shkup është një kompleks i tërë me objekte shtesë”, tha Kostadinov.


Mickoski: Serbia ndërton Qendër Klinike sikur e jona, ata shpenzojnë 125 ndërsa ne 500 milionë euro
Lexo po ashtu Mickoski: Serbia ndërton Qendër Klinike sikur e jona, ata shpenzojnë 125 ndërsa ne 500 milionë euro

Ai deklarimet e Mickoskit dhe partisë së tij i quajti përpjekje e turpshme për të ndaluar investimin më të madh kapital në shëndetësinë e Maqedonisë.

“Përderisa LSDM dhe shumica kuvendare bëjnë gjithçka për ta avancuar cilësinë e jetës, Mickoski dhe deputetët e OBRM-PDUKM-së bojkotojnë, bllokojnë dhe i pengojnë ligjet e rëndësishme. Qytetarët e dinë se edhe pa këtë parti, shteti do të ketë Qendër të re Klinike që do t’u shërbejë të gjithëve”, tha Kostadinov./Telegrafi/