LAJMI I FUNDIT:

Kosovës i rekomandohet ta ndryshojë Ligjin për Lirinë Fetare

Kosovës i rekomandohet ta ndryshojë Ligjin për Lirinë Fetare
Foto arkiv

Ligji për Lirinë Fetare në Kosovë duhet ndryshuar dhe mungesa e statusit ligjor për bashkësitë fetare është një hendek i madh në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.

Kështu thuhet në Raportin Ndërkombëtar për Liritë Fetare për vitin 2020 i cili e dokumenton gjendjen e lirive fetare në afro 200 shtete dhe territore.


Në komunikatën e Ambasadës Amerikane në Kosovë thuhet se “Administrata e Bidenit është thellësisht e përkushtuar për ta promovuar dhe mbrojtur respektin e përgjithshëm për lirinë e fesë ose të besimit për të gjithë”.

“E drejta për ta ushtruar lirinë e fesë ose të besimit ka qenë thelbësore në përvojën amerikane që nga themelimi i shtetit tonë. Liria e fesë ose e besimit mbrohet në Amendamentin e Parë të Kushtetutës sonë dhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut; ajo është një vlerë thelbësore amerikane dhe e drejtë e përgjithshme e njeriut”.

“Siç ka theksuar Presidenti Biden, ne nuk jemi komb i përkryer. Nuk jemi të vetëdijshëm për të metat tona. Ka më shumë punë për të bërë për të siguruar që të drejtat dhe dinjiteti i të gjithëve mbështeten njëlloj si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe jashtë tyre”.

Ky raport informon për vendimet kritike të politikës së jashtme të SHBA-së dhe shërben si burim i besueshëm për qeveritë dhe ligjvënësit e huaj, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, bashkësitë fetare, hulumtuesit akademikë, anëtarët e Kongresit dhe amerikanët e rëndomtë për informata të besueshme mbi zhvillimet e lirive fetare anembanë botës.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori