Kosova për herë të parë është “nikoqire” e Konferencës së Këshillit Ndërkombëtar për Rrjetet e Mëdha Elektrike (CIGRE), me qëllim të shkëmbimit të përvojave në ekspertizën e sistemit elektro-energjetik në vendin tonë.
Me këtë rast u kërkua që Kosova të bëjë ndryshime, sidomos në instalimin e gypave të gazit për përmirësimin e ambientit dhe uljen e konsumit të energjisë së përgjithshme.
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka duke folur për sistemin energjetik në vend, tha se Kosova ka përparuar në aspektin legjislativ, por ka ende sfida, sidomos në efiçiencën e energjisë. Sipas tij, lidhja e Kosovës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me gaz do të jenë projektet e dekadës së ardhshme.
“E ardhmja e energjisë do të fokusohet shumë karshi instalimit të gypave të gazit. Lidhja jonë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me gaz do të jenë projektet e dekadës që po vijnë. Unë mendoj që kjo na ndihmon gjithashtu se me pas një miks të energjisë në vend. Sepse ky gaz, përdorimi kryesor në vend do të ketë në krijimin e ngrohtoreve qendrore në komunat ku nuk kemi ngrohtore qendrore. Nga shtatë komunat kemi ngrohtore vetëm në dy prej tyre. Kurse pesë tjera konsumin kryesor gjatë dimrit e kanë ose thëngjillin ose energjinë elektrike. Ndryshimi i instalimi i ngrohtoreve qendrore ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit dhe uljen e konsumin e të energjisë së përgjithshme duke e mundësuar më lehtë direktivat e BE-së. Pra, Kosova është e vendosur të bëjë ndryshime”, tha Lluka.
Pjesë e kësaj konference, përveç shumë ekspertëve energjetik evropian, ishte dhe sekretari i përgjithshëm i CIGRE, Philippe Adam, i cili tregoi qëllimin dhe vlerat e CIGRE në botë.
“Qëllimi është që të përparohet angazhimi dhe njohurit në mes të profesionistëve të sistemeve të energjisë në rrafshin global. Kemi vlera në CIGRE, të cilat janë paanshmëria, transparenca, bërja e dallimeve, avancimi. Pra, duam të jemi të parët në të ardhmen në këtë industri, bazuar në bashkëpunim integritet dhe përshtatshmëri ndaj mjediseve të ndryshimeve në sektorin e energjisë tani”, tha Adam.
Kryesuesi i Qendrës Energjetike për Hulumtime të Evropës Juglindore (SEERC), Klemens Reich foli për energjinë e ripërtërirë, teksa tha se fleksibiliteti dhe depozitimi është shumë i rëndësishëm për rritjen e shkëmbimit të saj.
“Dëgjuam se ju do të investoni shumë në energji të ripërtërirë në rrjetin tuaj. Pra, fleksibiliteti dhe depozitimi është shumë i rëndësishëm për rritjen e shkëmbimit të energjisë së ripërtërirë. Kemi një projekt që ka të bëjë me fleksibilitetin në rrjet, por nuk është pranë ndërprerjes së energjisë, por ne shtyjmë një megavat për një bateri nëse është e domosdoshme për rrjetin tonë, për stabilizimin e frekuencave nëse kemi problem në rrjet”, u shpreh ai.
CIGRE është institucion i përhershëm profesional ndërkombëtar, i themeluar në vitin 1921, i dedikuar për zhvillimin e sektorit të furnizimit me energji elektrike dhe nxitjen e bashkëpunimit me ekspertë të fushës nga e gjithë bota. CIGRE është e strukturuar si forumi më i madh botëror dhe aktivitetet kryesore i zhvillon ne kuadër të 16 komiteteve të ndryshme studimore, të cilat mbikëqyren nga një komitet teknik. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën