LAJMI I FUNDIT:

Kosovarja kapet me pasaportë të falsifikuar, donte të shkonte në Gjermani

Kosovarja kapet me pasaportë të falsifikuar, donte të shkonte në Gjermani

Autoritetet shqiptare në dy njoftime të ndara kanë raportuar për ndalimin e dy shtetasve të Kosovës, pasi të njëjtit me dokumente të falsifikuara kanë tentuar ta kalojnë kufirin.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, seksioni kundër krimit ekonomik e financiar njofton se 34 vjeçari nga Kosova është ndaluar në Durrës të mërkurën më 3 tetor.


Sipas policisë ky kosovar ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar, dhe i njëjti do të përballet me nenet 189 e 190 të Kodit Penal.

Sipas Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, falsifikimi ose përdorimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave të falsifikuara dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë (3-8 mijë euro).

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy milionë lekë, përcjell Telegrafi.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën apo vizën, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.

Njoftimi i policisë
Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.L., vjeç 34, banues në Kosovë, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar.
Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.

Ndërsa policia e Tiranës, Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas njofton se një 37 vjeçare kishte tentuar të udhëtonte për në Gjermani me pasaportë të falsifikuar.

Ajo do të përballet me nenin 186 të Kodit Penal – Falsifikimi i dokumenteve.

Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Njoftimi i policisë për rastin në Rinas
Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.J., vjeçe 37, banuese në Kosovë, pasi do të udhëtonte për në Gjermani me pasaportë të falsifikuar. Neni 186/2 i Kodit Penal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori