Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë njerëz në gjithë botën, vdesin çdo vit nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit. Një pasojë e tillë, përveç dëmeve shëndetësore dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve, vlerësohet se shkakton dëme të mëdha edhe për ekonomitë e vendeve të ndryshme.
Vetëm në Kosovë, për një vit hyjnë rreth 3 mijë e 500 tonelata duhan. Në bazë të këtyre statistikave të Doganave të Kosovës, del se qytetarët harxhojnë rreth 150 deri në 200 milionë euro për një vit për konsum të duhanit. Kurse për një person, mbi bazën e llogaritjeve nëse ai shpenzon një pako cigare në ditë, del se shpenzimet e tij vjetore arrijnë shumën minimale prej 600 euro.
Sami Uka, zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë i tha Radios Evropa e Lirë se dëmtimi i ekonomisë vendore nga duhanpirja është i vazhdueshëm dhe në rritje e sipër.
“Ne si zyre e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbajmë qëndrimin se me duhanpirje dëmtohet ekonomia e vendit dhe këtë duke u mbështetur në studimet e vendeve tjera, ndonëse nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë specifik për Kosovën”.
“Por, Kosova nuk bën përjashtim, pasi duhanpirja shkakton pasoja shëndetësore të cilat rrjedhimisht e dëmtojnë edhe ekonominë e vendit me mungesa në punë, me vdekje të parakohshme dhe dëmtimin e shëndetit të popullatës”, tha Uka.
Ndryshe, në Kosovë Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi në vitin 2013, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm.
Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë (në Qeverinë në largim) tha për Radion Evropa e Lirë se vendi ka arritur që të ulë prevalencën e duhanpirjes, sidomos tek të rinjtë, derisa shton se edhe importi i duhanit ndër vite ka shënuar rënie.
“Kosova ka bërë përpjekje të vazhdueshme për uljen e prevalencës, uljen e pirjes së duhanit, ku në vitin 2013 është bërë miratimi i Ligjit për kontrollin e duhanit”.
“Si rrjedhojë e aktiviteteve të ndryshme, masave ligjore dhe fuqizimit të tyre për kontrollin e duhanit, në vendin tonë ka pasur efekte pozitive që lidhen me uljen e pirjes së duhanit tek të rinjtë. Studimi i bërë në vitin 2016 për moshat 13 deri në 15 vjeç, ka rezultuar se nga konsumi i duhanit prej 6.7 për qind ka rënë në 4.4 për qind. Gjithashtu edhe duhanpirja pasive ka shënuar rënie nga 84 në 43 për qind”, tha Hoti.
Po ashtu, Hoti përmend edhe ngritjen e akcizës për importin e duhanit në Kosovë, që sipas tij, ka dhënë efektet e veta.
‘’Ka pasur rritje të akcizës së duhanit prej 27 euro për një kilogram cigare sa ka qenë në vitin 2012, në 41 euro në vitin 2016. Rënie e importit është vërejtur si dhe ka hapësira të lira pa tym duhani ndonëse ka edhe shkelje’’, shprehet Hoti.
Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbetjet e duhanit përmbajnë mbi 7,000 lëndë kimike toksike që helmojnë mjedisin, përfshirë këtu lëndë që shkaktojnë kancerin.
Sidoqoftë, ndonëse nuk ka statistika të sakta, të dhënat që prezantojnë organet kompetente në Kosovë flasin për rreth 800 raste të reja të kancerit në vit. Numri më i madh i rasteve, i takon kancerit të mushkërive, atij të gjirit dhe lëkurës, i cili sipas ekspertëve shëndetësorë, ndërlidhet shumë me duhanin dhe duhanpirësit. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë