LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët përbëjnë 5.5 për qind të të huajve në Zvicër

Kosovarët përbëjnë 5.5 për qind të të huajve në Zvicër

Migrimi i të huajve në Zvicër prej tre vitesh është në ulje. Vitin e kaluar kjo zbritje ishte më e madhe, duke shënuar një minus prej 15 për qind në krahasim me vitin 2015, ose duke rënë në 60,262 persona të ardhur “neto”. Kështu, në fund të vitit 2016 në Zvicër jetonin dy milionë e 29,527 të huaj.

Rreth 70 për qind të tyre ishin me prejardhje nga shtetet e BE-së dhe EFTA-s. Ose, siç thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) 1 milion e 390,405 të huaj vinin nga këto shtete ndërsa 639122 të tjerë nga shtetet e treta.


Gjithsej gjatë vitit 2016 në Zvicër kanë migruar 143100 të huaj, që përbën një zbritje prej 5 për qind në krahasim me vitin 2015, transmeton albinfo.ch. Por në të njëjtën periudhë emigrimi nga Zvicra jashtë saj është rritur për 5.6 për qind (77,590 veta), duke shkaktuar kështu një saldo dukshëm më të ulët të migrimit në krahasime vitin pararendës.

Ashtu sikurse edhe në vitin 2015, punësimi në Zvicër ka qenë arsyeja për të cilën kanë ardhur më së shumti të huaj, gjegjësisht 47 për qind të tyre. Në vend të dytë, me 31 për qind vijnë të huajt që kanë ardhur në kuadër të bashkimit familjar. Këtu përfshihen edhe tërheqja në Zvicër e familjarëve të zviceranëve.

Edhe më tutje italianët me 318,653 veta përbëjnë grupin më të madh të të huajve që jetojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Pas tyre vijnë gjermanët me 304,706 dhe portugezët me 269,521. Të huajt me shtetësi kosovare, me 111,496 persona vijnë në vendin e pestë, pas francezëve që janë në vendin e katërt, me 127 mijë.

Kosovarët kështu përbëjnë 5.5 për qind të të huajve. Sikurse edhe herëve tjera, numri i publikuar i kosovarëve duhet marrë me rezervë për faktin se këtu nuk janë përfshirë njerëzit me prejardhje nga Kosova që kanë pasaportën zvicerane që do ta shtonte në masë të madhe numrin e përgjithshëm. Po ashtu të dhënat statistikore bëhen vetëm mbi bazë të përkatësisë shtetërore, gjegjësisht pasaportës. Për këtë arsye numri i përgjithshëm i shqiptarëve nuk është e mundur të nxirret. Mbeten në nivel të supozimeve shifrat që flasin për rreh 300 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Shtetasit e Maqedonisë me 65 mijë dhe ata të Serbisë me 64 mijë vijnë në vendin e tetë gjegjësisht të nëntë të listës së të huajve në Zvicër.

Shtimi më i madh i të huajve është regjistruar në mesin e italianëve (4,928 më shumë). Pas tyre vijnë francezët me 4,244 dhe gjermanët me 3,158 veta më tepër, transmeton albinfo.ch

Nga ana tjetër, rënie më të madhe ka shënuar numri i shtetasve të Serbisë (minus 1003) të Turqisë (minus 566) dhe të Kroacisë (minus 522).

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori