LAJMI I FUNDIT:

Kosova zhvillon stërvitjen e dytë dhe të fundit në “Fadil Vokrri”, nesër nisën për në Shkup

Kosova e ka mbajtur seancën e dytë stërvitore para ndeshjes tejet të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, e cila zhvillohet të enjten në mbrëmje në Shkup, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Për dallim nga stërvitja e parë kur munguan disa futbollistë të cilët ishin të angazhuar me ekipet e tyre në ndeshjet e së dielës, gjatë seancës së sotme përzgjedhësi Bernard Challandes kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e paraparë për këtë stërvitje.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është entuziaste, derisa dëshira për ta kaluar me sukses këtë sfidë është e madhe.


Në stërvitjen e sotme lojtarët punuan me përkushtim në zbatimin e skemave dhe filozofisë së lojës nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

Herolind Shala dhe Fidan Aliti u deklaruan optimistë për sukses, derisa kërkuan mbështetje dhe pozitivitet nga të gjithë, derisa u premtuan tifozëve dardanë se do ta japin maksimumin në ndeshjen e së enjtes.

Kosova nesër në mëngjes niset për në Shkup ku do ta kryejë stërvitjen e fundit para ndeshjes së shumë pritur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

La Liga
Kalo në kategori