LAJMI I FUNDIT:

Kosova zhvilloi stërvitjen e parë në Budapest

Kosova zhvilloi stërvitjen e parë në Budapest

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, Kosova ka vazhduar punën me fokus te miqësorja e radhës kundër Hungarisë, që zhvillohet të martën, në orën 19:00, në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

Stërvitja e parë në kryeqytetin hungarez ka qenë një mundësi e mirë për ekipin për të hartuar strategjitë dhe taktikat e lojës për të përballuar me sukses sfidën ndaj një kundërshtari të fortë.


Ndeshja me Hungarinë pa dyshim do të jetë një test i vështirë për Dardanët, por ata janë të vendosur që në stadiumin e stërmbushur me tifozë të japin më të mirën e tyre.

Pas stërvitjes futbollistët Lindon Emërllahu dhe Blendi Idrizi kanë shprehur besimin e tyre në ekip dhe në aftësitë e tyre për të luajtur një ndeshje të mirë.

Ata besojnë se me përgatitjen e mirë nga stafi teknik, do të arrijnë në rezultat të favorshëm.

Dardanët nesër në orën 17:00 do ta zhvillojnë stërvitjen e radhës dhe të fundit për këtë grumbullim në stadiumin “Puskas Arena”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori