LAJMI I FUNDIT:

Kosova vendos sanksione ndaj grupit paraushtarak rus “Wagner”

Kosova vendos sanksione ndaj grupit paraushtarak rus “Wagner”
Arkiv

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti në mbledhjen e sotshme të Qeverisë ka propozuar vendosjen e sanksioneve ndaj grupit paraushtarak rus të quajtur “Wagner”.

Ahmeti u shpreh se ky grup me bazë në Rusi ka trajnuar individë duke i inkorporuar në zona të luftës dhe duke nxitur dhunë.


“Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar masa kufizuese kundër grupit ‘Wagner’ me bazë në Rusi. Në këtë grup janë 8 individë dhe 3 subjekte të lidhura më të, pasi i njëjti ka trajnuar dhe inkorporuar individë në zonat e luftës në mbarë botën për të nxitur dhunë, plaçkitur burimet natyrore dhe për të frikësuar civil”, tha ai.

Sanksionet e vendosura nga Republika e Kosovës dhe që u votuan në mbledhjen e sotme, përfshijnë këto masa kufizuese, si ngrirja e aseteve, ndalimi i udhëtimeve në territorin e Kosovës dhe ndalimin e fondeve.

“Individët e listuar nga BE-janë janë të përfshirë në abuzime serioze në shkelje të të drejtave të njeriut duke përfshirë torturat dhe ekzekutime. Vendimi për sanksione është të kufizojë aktivitete të këtij grupi. Sanksionet përfshijnë ndalimet e udhëtimit, ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve sanksionuar dhe ndalimi i vendosjes së fondeve drejtpërdrejtë ose tërthorazi të këtij grupi”, tha Ahmeti.

Qeveria e Kosovës  gjithashtu ka vazhduar me miratimin e sanskioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Ato përfshijnë ndër të tjera ngrirje të aseteve të individëve të sanksionuar, ndalim udhëtimi dhe ndalim të transportit të mallrave në Kosovë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besenik Bislimi ka thënë se Kosova është rreshtuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori